Stinët e zemrësShembull
Mëkati i fodullëkut
Fodullëku i jetës, nuk është nga Ati, por është nga bota. - 1 e Gjonit 2:16
Mëkati i fodullëkut, për shkak se buron nga mosbesimi ndaj Ungjillit, është drejtpërdrejt në kundërshtim me këtë Ungjill të Krishtit sepse e hedh poshtë Shpëtimtarin, plotësisht ose pjesërisht, dhe e kundërshton Zotin e lavdisë deri në kotësi ekstreme. Ky mëkat do t'i vidhte Shpëtimtarit kurorën e Tij të paçmuar, i Cili vdiq në vendin e mëkatarëve për t'i ringjallur ata nga vdekja në jetë të përjetshme, për t’i ulur ata me Atë në fronin e Tij të madhërishëm dhe të përjetshëm. Po, është drejtpërdrejt në kundërshtim me projektimin e madh të Perëndisë Atë dhe me Ungjillin e Birit të Tij. Perëndia do t'i bëjë Vetes një emër të përjetshëm duke shfaqur falas mëshirat e mëdha të hirit të Tij në të gjithë dhe në çdo pjesë të shpëtimit dhe të haresë së një mëkatari, duke i dhënë kështu lavdi emrit të Tij përjetë.
Por fodullëku, kjo krenari e tmerrshme nuk do të durojë dot që Zoti të ketë tërë lavdinë e hirit të Tij shpëtues. Një hir që jepet falas, me bollëk dhe i pakufi. Por e vendos veten e vet të mjerë në vendin e Jahveut, për të anuluar mesa fuqi të mundet projektin e përjetësisë për të shpëtuar mëkatarët, projekt i cili ka për qëllim të përlëvdojë Perëndinë. Ky fodullëk e bën krijesën bashkëpunëtor me Krijuesin. Një fundërrinë, një asgjë në të njëjtin nivel me të përjetshmin Unë JAM-in?! Kështu pra, e përjashton Perëndinë e vërtetë dhe në fronin e përjetshëm të Jahveut vë një njeri i cili në paturpësinë më të madhe thotë: “UNË JAM, dhe nuk ka asnjë përveç meje”.
Krenaria e paraqet krijesën, pra njeriun, aq të pastër sa Vetë Perëndinë, pavarësisht faktit se është rilindur në Krishtin, dhe, si e tillë i jep atij një përshtypje të re të lavdisë hyjnore. Ndryshe nga Jezusi, i Cili, pavarësisht famës dhe përsosmërisë që tejkalojnë gjithçka, ishte zemërbutë dhe i përulur!
Fodullëku është një mëkat kaq i neveritshëm, saqë asnjë gjuhë apo penë nuk mund të shprehë një të mijtën e fajit të saj të madh. Askush përveç Zotit Jahve në gjithë dijen e Tij të pafund, nuk mund të hetojë thellësinë e pamasë të kësaj paudhësie të madhe.
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al