Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 76 NGA 365

Bashkësia e krishterë

Që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, në mua dhe unë në ty që edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë që ti më dërgove. - Gjoni 17:21

Është koha kur armiku po lëshohet me furi mbi kishën. Është koha që miqtë e Jezusit duhet të mblidhen sipas standardit të Tij, të bashkuar në dashuri vëllazërore, dorë për dore dhe me një zemër për t'i bërë ballë këtij armiku të përbashkët. Nuk është koha të qëndrojmë dhe të këmbëngulim për gjëra të vogla. Të gjithë ata që e duan Jezusin dhe mbahen fort pas doktrinave të shpëtimit që Bibla deklaron, duhet t'i lënë mënjanë pikat jo-thelbësore, të mblidhen së bashku dhe ta duan njëri-tjetrin ashtu siç Ai na ka dashur, duke iu bindur kështu urdhrit të fundit të Drejtuesit tonë të ngritur në qiell. Fuqia e Frymës së Shenjtë në zemrat e të gjithë shenjtorëve të Tij është një nga misteret e mëdha të fesë së Jezusit. Kjo është një provë madhështore mes mijëra të tjerave, është një provë e së vërtetës së fesë sonë. “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë?” Sa të çmuar duhet ta bëjë kjo Jezusin për shpirtrat tanë. Ishte çmimi i gjakut të Tij shlyerës që na solli ne, mëkatarëve në një lidhje kaq të ngushtë me një Perëndi dhe Atë me te Cilin Ai na ka pajtuar.

Sa më thellë që ne e jetojmë thirrjen tonë të lartë dhe sa më shumë që vihemi në provë, është thjesht një arsye për të na sjellë në një njohje më të afërt të këtij misteri të madh dhe të shenjtë. Duke e pasur parasysh përjetësinë e pafund, unë besoj se edhe më të mirët e shenjtorëve të Perëndisë, do të duhet të vajtojnë për shkak të ecjes së tyre larg Perëndisë dhe se nuk e kanë pasur Atë në të gjitha mendimet e tyre si një Perëndi të pranishëm. Se nuk e kanë pasur plotësisht vështrimin e tyre drejt Tij, se nuk e kanë soditur dhe pranuar Atë në gjithçka – sepse Ai është në gjithçka, pavarësisht nëse ne e shohim ose jo. Duhet të dimë se Ai është i yni dhe se ne jemi të Tijtë. Le të afrohemi me besim duke i thënë Perëndisë gjithçka që është në zemrat tona, të vetëdijshëm se e kemi veshin dhe zemrën e Jahveut drejt nesh. A nuk është kjo një lumturi e dukshme?

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 75Dita 77

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al