Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 81 NGA 365

Vlera e rrëfimit të mëkateve tona(2)

Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. - 1 e Gjonit 1:9

Ti ndoshta pyet veten pse duhet t'i referohem me kaq shumë vëmendje temës së rrëfimit të mëkatit. Në fakt, sapo qeshë kthyer nga froni i hirit dhe shpirti im qe freskuar ëmbël dhe vulosur përsëri me një ndjenjë faljeje dhe nuk mund të mos ju përcillja reflektimet e mia mbi këtë temë tepër interesante dhe thellësisht shenjtëruese. Unë mendoj se është një nga angazhimet më të shenjta, si dhe më solemne të të krishterit dhe duhet të zërë një vend të shquar në adhurimin tonë, si atë publik ashtu edhe privat. Sa qartë dhe në mënyrë të përjetshme Perëndia i ka ndërthurur të dyja këto – rrëfimin tonë dhe faljen e Tij! “Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi."

Çfarë pamje e mrekullueshme që është – një mëkatar i mjerë dhe një Zot Perëndi i shenjtë që mblidhen së bashku në pajtuesin e spërkatur me gjak! A nuk është ky një bekim i madh? Shpesh shkoj atje e rënduar dhe kthehem e lehtë si pendë, si një zogth nën krahët e Shpëtimtarit dhe duke dëgjuar fjalët e Tij të njohura, “Mos ki frikë!” Unë i zbuloj Atij gjithçka që është në zemrën time dhe Ai ma zbulon zemrën e Tij të dashur, të dhimbsur dhe falëse. Mos u merr me kërkesa dhe rrëfime të përgjithshme, por paraqit ato të veçantat. Për ta njohur më mirë Zotin, ne duhet të vijmë vazhdimisht, me të njëjtat gjëra, me më të voglat dhe me më të mëdhatë, me dëshirat, hidhërimet dhe mëkatet. Një prekje e thjeshtë e zemrës, edhe në mes të turmës, është e mjaftueshme për Jezusin. Ai i di të gjitha çfarë duam të themi dhe do të donim të thoshim. Një mendim që fillon nga lart arrin te Perëndia dhe merr përgjigjen e Tij. Zoti Jezus, na ndihmo të gjithave që të jetojmë kësisoj dhe po kësisoj të vdesim.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 80Dita 82

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al