Stinët e zemrësShembull

Një paradoks i bekuar
I pashë rrugët e tij, por unë do ta shëroj. - Isaia 57:18
Këtu shohim një prej paradokseve të bekuara dhe të pahulumtueshme të dashurisë dhe mëshirës së Perëndisë, e cila na befason me bollëkun e saj të hirit të dhembshur: “I pashë rrugët e tij, por” – dhe dikush do të mendonte se fjalia tjetër do qe: “Unë do ta dënoj atë”, ose, të paktën, “Unë do ta qortoj”; por, në vend të zemërimit, këtu shohim faljen. Mëshira i bën vend dashurisë dhe në vend të hidhërimit, Zoti jep një bekim! “I pashë rrugët e tij por unë do ta shëroj”.
O njeri bredharak, a nuk do të të bënin këto fjalë të dhembshura që të kthehesh te Zoti yt? O zemër e ngurtë, a nuk do të thyheshe në dysh nga një prekje kaq e dashur sa kjo? O shpirt i ftohtë dhe gjysmë i vdekur, a nuk do të të ringjallte një përzemërsi e tillë hyjnore? “I pashë rrugët e tij”. Çfarë rrugësh ka parë Perëndia në ty? A nuk kanë qenë ato “të liga, të shtrembëta, të çoroditura – rrugë të vdekjes"? A nuk je larguar nga rruga e jetës, a nuk ke refuzuar të ecësh “në të gjitha rrugët e tij” dhe ke zgjedhur për veten tënde “një rrugë kokëfortë”?
Zemra jonë duhet të japë një miratim plot trishtim ndaj të gjitha këtyre akuzave. Ndërsa përkulemi me përulësi para Tij dhe themi: “Ti e shqyrton me kujdes ecjen time”, ne ndiejmë se një shqyrtim i tillë nga ana e Tij e shton mrekullimin dhe mirënjohjen tonë për dhembshurinë e dashur me të cilën Ai na konsideron. Dashuria e Tij është hyjnore, prandaj Ai thotë, “I pashë rrugët e tij por do ta shëroj”. O mëshirë e ëmbël e Perëndisë tonë! O butësi e papërshkrueshme! O dashuri që tejkalon të gjithë dhembshurinë më të bukur të tokës! A nuk dorëzohen zemrat tona të forta nën fuqinë e një dhembshurie të tillë? Perëndia e njeh tërë ligësinë tonë dhe Ai e ka parë tërë sjelljen tonë, megjithatë qëllimi i Tij ndaj nesh është shërimi dhe falja, dhe jo zemërimi dhe largimi. Zot, ne ngremë lart duart e zbrazëta, duke iu lutur duarve të Tua plot. Vër mbi to, të lutemi, gjithçka që ato mund të mbajnë nga bekimi Yt i premtuar!
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al