Stinët e zemrësShembull
Dashuria për veten ose Dashuria për Perëndinë
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: «Në qoftë se dikush do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, dhe të marrë kryqin e vet, dhe të më ndjekë. - Mateu 16:24
Pavarësisht nëse ekziston një mëkat turbullues që ndjek të krishterin, mua më është dukur se konfliktet tona më shqetësuese nuk janë gjithmonë me të njëjtat mëkate, por me mëkate të ndryshme që kërkojnë forcë dhe fuqi nga ndryshimi i rrethanave tona. Ndërsa ngritja e vetvetes në piedestal mund të jetë laku ynë në një kohë, po kështu një zhgënjim i zymtë mund të jetë në një kohë tjetër. Është detyra jonë të qëndrojmë të kënaqur nga fakti se Perëndia na ka vendosur në situatën më të mirë për ne dhe, në vend që të krahasojmë avantazhet dhe disavantazhet e saj me ato të të tjerëve, ne duhet të përpiqemi me kujdes të kuptojmë: “Cilat janë tundimet ndaj të cilave jam tani me e ekspozuar? Në cilat fusha më lejon situata ime të veproj mirë? Si mund t'i kthej rrethanat e mia aktuale në vlerësime më të mira?” Në situatat tona të ndryshme në jetë, qofshin nga ato më të ndryshmet, vetja është pengesa e madhe për të shkuar drejt përsosjes. Bota lajkaton dhe ne i duam lajkat e saj. Dashuria për veten, në ne, është një parim i zvetënuar, është egoizëm. Ajo kërkon të mirën e vetes me aq shumë zell dhe në një mënyrë të gabuar.
Por le të pajiset shpirti me frymën dashamirëse të Ungjillit; le të ndiejë diçka nga ajo flakë e shenjtë që gjallëron shenjtorët lart; le të mbushet dhe kontrollohet nga dëshirat për t'i shërbyer Perëndisë ashtu siç bëjnë dhe ata për të bërë vullnetin e Tij dhe për të promovuar lavdinë e Tij që nuk mbaron kurrë, i cili është edhe qëllimi i vërtetë i qenies sonë – dhe të gjitha magjepsjet e botës do të derdhen mbi të më kot. Asgjë nuk mund të ndihmojë lumturinë e një shpirti të tillë, përveç asaj që çon në përparimin e lavdisë së Perëndisë së bekuar. Dhe ky shpirt do të orvatej të gjente mënyra për të realizuar synimin e tij. Do të kërkonte përparimin e mbretërisë së Krishtit dhe, duke e kërkuar atë, do të përpiqej të sillte të tjerët në atë mbretëri. Ardhtë koha – ardhtë shpejt – kur unë dhe ti do ta ndiejmë këtë flakë të bekuar, siç kam besim se e dëshirojmë fort, kur do ta duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë dhe t'i shërbejmë Atij në një mënyrë të shenjtë.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al