Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 86 NGA 365

Bekimet e vuajtjes

Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. - Isaia 40:29

Le të jetë kjo sprovë si një rrjetë përmes së cilës Jezusi do ta tregojë Veten para shpirtit tënd. Sprova është çfarë Ai shpesh shqyrton, me shumë butësi mbi atë të cilin ka shpenguar. Ai vështroi përmes kolonës së zjarrit dhe resë për të munduar armiqtë e Tij dhe për të vështirësuar largimin e tyre, por Ai qe në zjarr dhe në re për të ruajtur dhe udhëhequr popullin e Vet, të sigurt nëpër thellësi, prandaj as edhe një nga të vegjlit nuk mbeti pas. Mund të ndodhte që disa me “pak besim” të shikonin muret e ujit dhe të kishin frikë se do të lëshoheshin nga zemra, por ato frikëra nuk e bënë premtimin të pa efektshëm, paçka se mund ta plaçkitnin ngushëllimin e shpirtit. A nuk ishte e mrekullueshme që e njëjta re që qe dritë për Izraelin u shndërrua në errësirë për armikun; dhe i njëjti ujë që qe si muret e shpëtimit për njërin, qe vdekje dhe shkatërrim për tjetrin? Kështu është dhe me mundimet e trupit dhe sprovat e providencës: për ata të botës janë shkatërruesit e kënaqësive të tyre më të mira; për fëmijën e Perëndisë ato shpesh janë rruga e duhur për ta. Për të botës ata janë vetëm të hidhura; për të tjerët janë si një pjesë e gërshetuar, sepse

Megjithëse kupa e tyre duket e përzier me vrer,

aty gjendet diçka e fshehtë që i ëmbëlson përherë.

“Unë do të këndoj dashamirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.” Dhe është siç ishte në të shkuarën: “por Perëndia ynë e ndërroi mallkimin në bekim.”

Oh, pa dyshim! Dashuria për Perëndinë është një temë e çmuar për ata që e ndiejnë dhe mund të thonë: “Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari." Çfarë dashurie mahnitëse të japësh një dhuratë të tillë! Shpirti im mediton dhe mrekullohet. Fryma e Shenjtë e zbatoftë, e derdhtë në zemrat tona dhe na inkurajoftë që të vijmë tek Ati përmes Tij. Zoti ka përgatitur nga mirësia e Tij për të mjerët, kështu që nëse po përjeton mjerim, është për të të bërë gati për festën e përgatitur për ty.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 85Dita 87

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al