Stinët e zemrësShembull
Fuqia e besimtarit
Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon. - Filipianëve 4:13
Në dalim nga Krishti, ne kemi fuqi për të bërë të keqen, por asnjë fuqi për të bërë të mirën. Megjithatë, pasi jemi bashkuar me Të me anë të Frymës dhe pasi Ai është zbuluar në shpirt me anë të besimit, është privilegji ynë të jetojmë me anë të besimit mbi fuqinë e Tij, që vepron kundër të këqijave tona dhe sjell frytet e Tij të mira në ne. Është privilegji i besimit të mbështetemi pas Atij me anë të fuqisë së Frymës për ushtrimin e vazhdueshëm të besimit dhe çdo hiri tjetër, që të ketë fuqi dhe forcë në shpirt.
Por pastaj ngrihet pyetja: “A kemi fuqi që të jetojmë kështu në forcën e Tij? Dhe a kemi fuqi të mbështetemi në Të?” Po, ne kemi përmes Frymës dhe për shkak të bashkësisë tonë me Të. Ai vetë thotë, “Ejani tek unë”. Ai thotë, “Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme”. Ai thotë më tej, “Qëndroni në mua”, dhe se duke vepruar kështu do të keni “shumë fryt”. Ai nuk i thotë këto gjëra për të na tallur. Shërbëtori i tij thotë: “Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme”, “vishni Zotin Jezu Krisht”, "ecni në Të" dhe nxitje të tjera të ngjashme. Ai nuk i thotë këto gjëra më kot ose vetëm për të na bërë të kuptojmë se nuk jemi të fuqishëm, por për të na nxitur të vërtetojmë se ku qëndron forca jonë.
Pra, nëse do të më pyesnin, “A ke ndonjë fuqi shpirtërore?” përgjigja ime përfundimtare do të ishte, “Krishti është fuqia ime”, dhe me anë të besimit unë kam privilegje dhe përfitime në Të. Unë jam e gjitha e pafuqishme, por Ai është fuqia në mua dhe për mua, prandaj, me kënaqësi të madhe do të “mburrem më tepër me dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë.” Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon.” Zoti na sjelltë më shumë në privilegjin e bashkimit dhe fuqinë e bashkimit, të cilat janë me të vërtetë një bekim.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al