Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 80 NGA 365

Vlera e rrëfimit të mëkateve tona(1)

Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. - 1 e Gjonit 1:9

Unë mendoj se të rrëfyerit e mëkatit, edhe kur zemra po shkëlqen nga gëzimi i shenjtë, duhet të përbëjë gjysmën e jetës sonë. Dhe kur reflektojmë se kemi të bëjmë me Një që është kaq i aftë dhe kaq i gatshëm për të falur, është një kënaqësi e përzier me dhimbje pasi duhet të zbulojmë tërë zemrën tonë me gjithë paudhësitë e saj para Perëndisë. Prandaj ne mbledhim forcën e të qëndruarit dhe aftësinë që zbeh armikun tonë; ndërgjegjja mbahet e përulur,zemra e shenjtëruar,dhe gjaku i Jezusit bëhet gjithnjë e më i çmuar.

Le të pushojmë, pra, vazhdimisht në këtë burim pastrimi, që mëkati, mëkati i mendjes dhe i zemrës, i padukshëm për çdo sy, përveç syrit të shenjtë të Perëndisë, të pastrohet. Çfarë privilegji i lartë që është! Kush mund t'i gjunjëzojë mëkatet tona të natyrshme përveç Jezusit? A mund të përpiqemi të lëvizim një mal apo të largojmë qoftë edhe një zvetënim të vetëm të natyrës sonë të rënë? Por nëse e çojmë menjëherë te Krishti, Ai do t'i bëjë të gjitha për ne. Ky është një nga mësimet më të vështira, megjithëse të nevojshme, në shkollën e Krishtit.

E dashur mike, qëndro afër Tij. Mos lejo që bota dhe shqetësimet e saj të ndërhyjnë mes teje dhe Krishtit. Nëse një re e vetme ndërhyn, mos pusho derisa të tërhiqet. Vazhdo, përsëri dhe përsëri, dhe nëse një hije ende e errëson vegimin e lavdishëm, mos u largo nga prania e Tij derisa edhe hija e saj të tretet në dritën e plotë dhe të qartë.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 79Dita 81

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al