Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 78 NGA 365

Nuk ka kohë për përtaci

Ji besnik deri në vdekje dhe do të të jap kurorën e jetës. - Zbulesa 2:10

Ti ke vetëm pak kohë për t'i shërbyer Krishtit në hapësirën e shkurtër të jetës tënde të tanishme. Ne nuk jemi thirrur për ta përlëvduar Perëndinë vetëm në tokë; së shpejti do të përlëvdohemi me Të në parajsë. Dhe sa e trishtueshme do të ishte nëse mëkati dhe Satani do të të pengonin në vrapimin e garës së caktuar para teje dhe kështu do të të grabisnin kurorën! Nuk e kam fjalën për shpëtimin tënd të përjetshëm – besoj se kjo është në duart e Krishtit – por të të grabisin shpërblimin që Ai, me anë të hirit falas, do t'ua japë atyre që i kanë shërbyer në mënyrë të plotë dhe me besnikëri në ditën e afërt të mbretërisë së Tij të lavdishme.Ti e di se çfarë thotë Zoti ynë: “mbaje fort atë që ke, që të mos të marrë ndokush kurorën tënde.” Do të vijë një ditë ku “ne të gjithë duhet të shfaqemi para selisë së gjykatës së Krishtit, që secili të marrë shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirë apo në të keq.”

“Oh, çfarë tmerri atë ditë, kur secila prej veprave tona duhet të provohet nga zjarri i Perëndisë ashtu si argjendari punon metalin e tij të çmuar duke e hedhur atë në furrë dhe duke i djegur skoriet! Oh, sa llum do të na zbulohet, i përzier me shfaqjet tona fetare më të dëlira! Dhe oh, sa e sa vepra të liga për të cilat jemi fajtore çdo ditë, në mendime, fjalë dhe vepra, të cilat ajo ditë e tmerrshme do t'i djegë!Sa të lumtur do të jenë ata që në atë ditë, kur veprat e tyre do të zbulohen, do të kenë më pak llum se të tjerët! Të provuar në zjarr, ata do të marrin një shpërblim, madje edhe fjalët e Krishtit “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; u tregove besnik mbi pak gjëra; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”. Zoti ynë i madh do ta quajë shërbesë, atë të cilën ne mendojmë se nuk ia vlen të marrë një emër dhe aspak vëmendjen e Tij. Asnjë mendim, fjalë ose vepër, për Të ose e Tij, nuk do të humbasë shpërblimin e vet. Dhe oh, cila zemër mund ta konceptojë lavdinë e kurorës së pavdekshme që do të veshin më tej ngulmuesit, të cilëve u është dhënë mundësia të luftojnë në anën e Krishtit, kundër mëkatit dhe Satanit këtu në tokë!

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 77Dita 79

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al