Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 75 NGA 365

Feja jonë e veçantë

Zoti është pranë gjithë atyre që e thërrasin. - Psalmi 145:18

Është përsosmëria e veçantë e fesë sonë ajo që na mundëson ne dishepujve të vet të nxjerrim udhëzime edhe nga ato rrethana që, për mendimin njerëzor, duken si më të pafavorshmet. Premtimi i Perëndisë qëndron i sigurt se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Atë. Të gjitha privilegjet tona fetare mund të jenë të dobishme vetëm pasi Perëndia na bekon me to dhe Ai është pafundësisht në gjendje të mundësojë një bekim edhe më të madh pa to. Ne mund të përsosemi më shumë nga ana e besimit duke qenë të privuar nga një mjet hiri të cilin e prisnim me kënaqësi, sesa duke e shijuar atë.

Pa dyshim, Perëndia gjithmonë e jep bekimin e Tij përmes mjeteve që Ai ka vendosur, por kur sheh një zemër të përulur e cila ka etje për urdhëresat ndaj të cilave është privuar për shkak të providencës së Tij, Ai takohet me një shpirt të tillë dhe i tregon se prania dhe hiri i Tij nuk kufizohen nga vende dhe rrethana të veçanta. Ai është Biri dhe të gjitha rrezet e dritës që ndriçojnë zemrën e të krishterit në ndjekjen e urdhëresave burojnë prej Tij. Ai është Burimi nga i Cili rrjedh gjithçka që është e dobishme për të predikuar në mënyrë besnike. Ai është Shoqëruesi më shpirtëror dhe Ndërmjetësi më me vlerë. Dhe çdo shpirt i etur mund të ndreqet vetëm prej Tij, pa patur nevojë për ndërhyrjen e ndonjë mjeti të jashtëm, e kështu të mund të marrë një furnizim të bollshëm për çdo nevojë. Çfarë Burim ngushëllimi është ky – që asgjë nuk mund ta shtypë shpirtin i cili kërkon Perëndinë dhe bashkësinë me Të! Shtrëngimet dhe pengesat mund ta rrëzojnë njeriun, sëmundja mund ta gjunjëzojë trupin dhe të ligështojë mendjen, përndjekjet mund të na privojnë nga të gjitha ato privilegje të zakonshme që përjetojmë çdo ditë. Këto privilegje janë thjesht mjete që mbështesin shpresën dhe gëzimin e të krishterit. Por, edhe të gjitha këto të marra së bashku kurrë nuk do të jenë një pengesë për shpirtin që dëshiron praninë e Perëndisë. “Zoti është pranë gjithë atyre që e thërrasin, pranë gjithë atyre që e thërrasin në të vërtetë.”

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 74Dita 76

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al