Stinët e zemrësShembull
Inkurajim për një shpirt të rënduar
Do t'ju prijë në gjithë të vërtetën. - Gjoni16:13
Hiri, mëshira dhe paqja qofshin me ty, nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht, me anë të vajosjes dhe mësimit të Ngushëlluesit të Shenjtë. Është Ai i Cili bind për mëkat, që plagos dhe shqyrton plagën dhe nxjerr haptazi të keqen e natyrës sonë, duke na bërë të vetëdijshëm se jemi të shthurur si nga brenda, ashtu dhe jashtë. Por Ai jo vetëm që zbulon kështu sëmundjen, por edhe mundëson ilaçin. Ai thjesht nënçmon mëkatarin për të lartësuar Shpëtimtarin dhe na jep të kuptuarit e thellë të mëkatit, që shpëtimi i madh të vlerësohet dhe të gëzohet më shumë. Ne jemi aq të këqij sa nuk ka ku të shkojë dhe është e nevojshme ta dimë këtë, por njohuria jonë nuk do të na shpëtojë. Është thënë, “Kthehuni nga unë dhe do të shpëtoni, ju mbarë skaje të tokës.” Disa duket se lavdërohen në zbulimet e tyre të thella të shthurjes, por përkundrazi, “ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin.”
Më mirë fundi i një gjëje se sa fillimi i saj. Fillimi i mësimit të Zotit është të njohim vetveten. Fundi është të njohim Atë dhe të njohurit e Atij është jeta e përjetshme. Lum ata që nuk vonohen duke u endur nëpër fusha, por, që në mes të të gjithë ndjenjës së mëkatit dhe urrejtjes së vetvetes, vazhdojnë të ngulmojnë duke thirrur, “që ta njoh Atë”; “që ta gjej Atë”; “që të mund të gjendem tek Ai”; “po ndjek pas synimin”; “e dëshiroj shumë çmimin.”
Po, Shpëtimtari im i çmuar, me gjithë zemër pajtohem më këtë. Ti ke fuqinë të shpëtosh ata që askush tjetër nuk do të mundte dhe nuk do të donte, sepse mua, mëkataren kaq të ligë “më ke veshur me rrobat e shpëtimit, më ke mbuluar me mantelin e drejtësisë. Unë do të gëzohem shumë te Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim. Oh, këto fjalë, “Perëndia im”, kur shqiptohen në mënyrë të drejtë dhe me ndjenjë, mbartin një botë bekimi! Me siguri dëshira e zemrës sime është që Perëndia të jetë në fronin e dëshirave të tua, sepse “Ai është i denjë”, dhe sa më e padenjë që të ndihesh, aq më mirë do të të mirëpresë Ai.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al