Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 68 NGA 365

Të shkuarit e sigurt

«Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra».Atëherë ai tha: «Eja!». - Mateu 14:28–29

Nëse Jezusi thotë "Eja!" a nuk mendon se do ta marrësh guximin të shkosh? Mbase është errësirë në shpirtin tënd, aq errësirë sa nuk ka ku të shkojë më. Nuk do të ishte aq keq nëse do të mundje se paku të shihje qartazi dallgët e detit të trazuar mbi të cilin po lëkundesh. Ti nuk e di se ku gjendesh. Gjithçka duket e mjegullt, e pasigurt, e rrënuar dhe pështjelluese. Dhe megjithëse Zoti Jezus është shumë afër teje, megjithëse Ai ka ardhur tek ti duke ecur mbi ujë dhe ka thënë: “Jam unë, mos u frikësoni”, ti nuk mund ta shohësh Atë dhe nuk je aspak e sigurt se është zëri i Tij, ose nëse Ai po të flet. Prandaj je e shqetësuar. Dhe nëse, në këtë fatkeqësi, vazhdon të përpiqesh të drejtosh dhe vozisësh për veten tënde, të njëjtat valë do të të vërtetojnë se janë realitete të tmerrshme dhe se do të humbasësh në stuhi.

Nuk ka aspak rëndësi fakti që ti nuk mund të shohësh, ndjesh, dëgjosh apo dallosh ndonjë gjë. Nuk ka aspak rëndësi që ndihesh e mjerë, e pështjelluar dhe se nuk di se çfarë të pret më pas. Nuk ka aspak rëndësi që ti nuk mund ta kuptosh saktësisht se si kjo ardhje e thjeshtë mbi ujë mund të rezultojë në qetësi, paqe, siguri dhe në gjetjen e vetes në tokë. Nuk ka aspak rëndësi që ujërat po hedhin tërë llumin dhe papastërtitë e gjithë mëkatit të zemrës dhe jetës, të mëkateve të vjetra dhe ato të barrëve të tua. Nuk ka aspak rëndësi që të gjitha erërat e dyshimit duken të lëshuara mbi ty me zhurmë dhe që fryjnë nga çdo anë në të cilën kthehesh. E gjitha kjo – dhe gjithçka tjetër e pafavorshme – është një arsye më shumë për të guxuar të ecësh përpara. Thjesht eja! Edhe nëse kur je duke ardhur ke frikë dhe mendon se po fillon të fundosesh, eja me thirrjen: “O Zot, shpëtomë!” dhe menjëherë Jezusi do të të shpëtojë; dhe pasi Ai të të kapë fort me dorën e Tij, do të vijë pyetja pa përgjigje: "Pse dyshove?" Ai do të të bëjë të njohësh dorën dhe fuqinë e Tij. Ai do të të shpëtojë.

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 67Dita 69

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al