Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 67 NGA 365

Kundërshtari ynë i madh

Jini të kthjellët, vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë. Atij kundërshtojini, të patundur në besim. - 1 e Pjetrit 5:8–9

Nëse të krishterët do ta dinin forcën dhe fuqinë e tmerrshme të djallit, do të ishin më vigjilentë, më ngulmues në lutje dhe me më shumë vullnet të pandërprerë për të qëndruar në Krishtin. Ka shumë raste në të cilat Fjala e Perëndisë tregon fuqinë dhe keqdashjen e djallit, por ato janë të mjaftueshme për të provuar domosdoshmërinë e të qenët vigjilent kundër një armiku kaq të fuqishëm dhe tinëzar. Nëse nuk jemi të pa ditur ndaj mjeteve të tij, duhet që me patjetër të jemi të përgatitur kundër sulmeve të tij.

Kur u ndjeva disi e dëshpëruar nga lufta e pandërprerë që duhet të bëhet, nga masat paraprake të vazhdueshme që duhet të ndërmerren kundër armikut, dhe për më tepër, duke ditur nga përvoja e trishtueshme se e njëjta fuqi e tmerrshme kishte një aleat shumë të gatshëm brenda meje dhe kështu mund ta tundonin dhe ta mashtronin më lehtësisht shpirtin tim - atëherë me një thirrje drejtuar Perëndisë për ndihmë, u ktheva te mendimi që vijon më poshtë: “Megjithëse kemi besim në fuqinë e vdekjes së Jezusit për të anuluar fajin e mëkatit, ne nuk ushtrojmë një besim të sigurt dhe përvetësues në plotfuqinë e Shpëtimtarit të gjallë për të na çliruar nga robëria e mëkatit dhe fuqia e Satanit në jetën tonë të përditshme. Ne harrojmë që Krishti vepron në ne fuqishëm dhe se, duke qenë një me Të, ne kemi forcë të mjaftueshme për të kapërcyer çdo tundim.”

Këtu gjendet e vetmja fjalë e fuqizimit të hirshëm që më duhej dhe me të vërtetë zemra ime e bekon Perëndinë për këtë. Po, Satani është i fortë, por Zoti im Jezus është më i fortë se ai. Djalli mund të më urrejë me gjithë egërsinë e natyrës së tij dashakeqe, por "dashuria është më e fortë se vdekja", dhe dashuria e Perëndisë në Krishtin është mbrojtja ime e përjetshme.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 66Dita 68

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al