Stinët e zemrësShembull
Arsyeshmëria e lavdërimit
Unë do ta lëvdoj Zotin derisa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime. - Psalmi146:2
Sa rrallëherë zemrat tona akordohen për të lavdëruar, dhe megjithatë, çdo orë dhe çdo moment i ekzistencës sonë duhet të jetë i tillë. Davidi thotë, “Unë do ta lëvdoj Zotin derisa të kem jetë.” Sa në mënyrë të ëmbël dhe të bekuar mori ai mësime për Perëndinë dhe sa shumë hetuese janë të gjitha shkrimet e tij. Kur ndiej se dua që zemra ime të nxitet për të lavdëruar, lexoj Psalmet. Dhe kur dua që besimi im të rritet, unë u drejtohem disa prej veprave të Perëndisë me shenjtorët e vjetër, duke e ditur se tani Ai është po i njëjti, siç ishte atëherë. Çfarë mëshire është të kesh një mik të plotfuqishëm dhe të gatshëm për të të ndihmuar në çdo kohë nevoje.
Unë shpesh mendoj se duhet më shumë besim për të dalë përpara Atij në gjëra të vogla sesa në mundime të mëdha. Ne jemi të prirur të mendojmë se Ai nuk do t’i vërejë vështirësitë tona të vogla dhe kemi turp të thërrasim për ndihmë një Qenie kaq të madhe dhe të fuqishme për çdo gjë të vogël. Por ky mendim buron nga Satani dhe nga krenaria e zemrave tona, sepse në një kuptim, vetë universi dhe dhjetë mijë botë të tilla janë gjëra të papërfillshme në krahasim me Perëndinë. Por kur lexojmë se çdo fije e kokës sonë është e numëruar, çfarë inkurajimi kemi sepse mund t'i sjellim të gjitha dhe gjithçka përpara Atij që mund të na çlirojë nga të gjitha telashet tona.
Unë mendoj se po të sjellim telashet tona të vogla dhe dëshirat përpara Perëndisë, kjo gjë e nderon Atë edhe më shumë sesa kur shkojmë tek Ai me gjëra më të mëdha. E njëjta gjë ndodh edhe në lidhje me besimin. Perëndia gjithmonë e ka nderuar besimin, sado i pakët ka qenë ai. Dhe kjo do të jetë gjithmonë e vërtetë. Besimi është dhurata e Tij e veçantë e hirshme dhe Ai kurrë nuk dështon ta nderojë atë.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al