Stinët e zemrësShembull

Shfaqja e lavdive të Perëndisë
Zemra është gënjeshtare mbi çdo gjë dhe e ligur keq; kush mund ta njohë atë? Unë, Zoti, hetoj zemrën, vë në provë veshkat, për t'i dhënë secilit sipas rrugëve të veta, sipas frytit të veprimeve të tij. - Jeremia 17:9–10
Vetëm me hapa shumë të ngadaltë zemra mund të mësohet të njohë mashtrimin e saj të natyrshëm si dhe shthurjen totale, madje është vetëm një njohuri e hirshme e kësaj, ajo që mund të prodhojë pendim të vërtetë, përulje të thellë dhe vetë-dëshpërim. Fryma e Shenjtë na mëson se kur shpirti vjen te këmbët e kryqit dhe kthehet nga Shpëtimtari, ai përfton një pamje më të thjeshtë dhe transformuese të dashurisë së Tij, të përshtatshmërisë së Tij, të bukurisë së Tij dhe mjaftueshmërisë së Tij për të shpëtuar. Atëherë vepra e Shpenguesit fillon të bëhet e dukshme me gjithë bukurinë e saj dhe gjërat e përsosura hyjnore të Trinisë së lavdishme, shkëlqejnë me një shkëlqim madhështie dhe dashurie në ofiqet e tyre të ndryshme.
Me anë të kësaj shpirti gradualisht shndërrohet në shëmbëlltyrë hyjnore dhe përgatitet për qiellin. Fillon tashmë të kuptojë rëndësinë e jetës. Janë vetëm të gjallët ata që mund të tregojnë lavdërimet e Perëndisë – në vuajtje, në pendimin e mëkateve, duke u gëzuar në shtrëngime, në dëshmimin e së vërtetës së Shkrimit, në të qenit udhëzues dhe një shembull për të tjerët. Dhe vetëm ata mund të tregojnë që jeta e Perëndisë në shpirt, në bashkësi të ëmbël dhe miqësi me Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë, është e mjaftueshme për ta mbajtur mendjen në paqe dhe të qetë ndërsa gjendemi në vuajtjet më të rënda dhe që duken se nuk mbarojnë. Nëse këto efekte të bekuara prodhohen në masë, a nuk ka arsye të mjaftueshme për të falënderuar Perëndinë për ruajtjen e jetës?
Nderimi dhe nderi më i madh që mund t'i jepet një mëkatari besimtar është që të lejohet dhe të bëhet i aftë, me anë të ndonjë mënyrë, që të përlëvdojë Atin e vet në qiell. Për këtë qëllim Krishti erdhi nga qielli dhe ky duhet të jetë qëllimi më i rëndësishëm i besimtarëve në tokë.
Sarah Hawkes
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al