Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 58 NGA 365

Si Krishti

Shikoni, pra, si të ecni me kujdes, jo si të marrët, por si të mençurit. - Efesianëve 5:15

Nëse duam të luftojmë kundër mëkatit dhe të jemi gra të perëndishme për Perëndinë, le të përpiqemi të jemi dhe ta bëjmë këtë në tërë veprimet tona, ndaj gjithçkaje që kemi të bëjmë. Nëse veprimet tona nuk pajtohen me fjalët tona, atëherë fjalët tona do të kenë një peshë të vogël ndaj atyre që i dëgjojnë ato. Oh të dashura të krishtera, le të jemi më të kujdesshme në të gjitha vendet, marrëdhëniet dhe punësimet tona për t'u sjellë si shenjtore: të jemi si Krishti në të gjitha mënyrat e të folurit dhe të ecim ashtu si Ai ecte. Le të duam dhe të rritemi në dashuri dhe në të kërkuarit e saj, për të gjithë shenjtorët e çdo denominacioni, si vëllezërit tanë të dashur në Krishtin. Dhe le të mos e hapim kurrë gojën për të thënë një fjalë kundër tyre, me zemërim, tërbim ose keqdashje. Sepse ne nuk mund ta bëjmë këtë, si të thuash, pa ia shpuar Krishtit zemrën; ne nuk mund të prekim as më të voglin nga të Tijtë, nëse po, nën emrin e tyre, ne prekim beben e syrit të Tij. Dhe nëse kafshojmë dhe gllabërojmë njëri-tjetrin, do të gllabërohemi nga njëri-tjetri. Ne do ta provokojmë Zotin që të lejojë tërbimin e ujqërve mbi ne, në mënyrë që të na afrojë së bashku në dashuri.

Oh, le të duhemi si vëllezër të Krishtit dhe të njëri-tjetrit në Të, si fëmijë të Atit tonë qiellor, si fëmijë të Tij të dashur dhe le ta duam shumë njëri-tjetrin. Le të kemi dhembshuri për njëri–tjetrin në të gjitha gëzimet dhe hidhërimet tona, të lehtësojmë nevojat e njëri–tjetrit, të kërkojmë të mirën e njëri-tjetrit, të mbajmë barrët e njëri–tjetrit dhe kështu të përmbushim ligjin e Krishtit. Duajeni njëri–tjetrin ashtu siç Ai na ka dashur neve. Si do ta bindte zemra, goja dhe uniteti i jetës së shenjtorëve, botën jobesimtare për të vërtetën e fesë, për shkëlqimin e rrugëve dhe të njerëzve të Perëndisë! Dhe le të teprojmë gjithashtu në dashuri, butësi, dhembshuri dhe mirësi ndaj të gjithë njerëzve. Le të kërkojmë në çdo mënyrë të mirën e tyre dhe, po të kemi mundësi, t'u bëjmë mirë të gjithëve. Zoti i shtriftë të gjitha zemrat tona për të ndjekur Qengjin kudo që Ai shkon!

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 57Dita 59

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al