Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 57 NGA 365

I gjithë hiri që tepron

Dhe Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t'ju teprojë për çfarëdo vepër të mirë. - 2 e Korintasve 9:8

Çfarë thesari gjendet këtu për shpirtrat e goditur nga mjerimi! Nëse besimi ynë do të ishte mjaft i fortë dhe i etur për të mbledhur pasuritë e ruajtura në këtë arkë bekimesh, çfarë milioneresh në hir mund të bëheshim! “Por arka mbyllet shpejt”, thua ti. “Si mund ta rrokim atë që nuk mund ta shohim?” E vërtetë, megjithatë besimi është çelësi që jo vetëm i zhbllokon këto thesare, por gjithashtu na jep të drejtën t'i pretendojmë si tonat dhe t'i përdorim për pasurimin e vazhdueshëm të jetës sonë të përditshme.

Unë nuk e di se si ndodh me ty, por kur shikoj një ekspozitë të tillë të mundësive hyjnore siç jepet në këtë pjesë dhe pjesë të tjera të ngjashme të Fjalës së Perëndisë, e pezmatuar, pyes me habi, për gjendjen time shpirtërore, gjendje e cila shpesh i nënshtrohet skamjes dhe shqetësimit. Siguria madhështore, e dhënë këtu nga apostulli për aftësinë e Perëndisë tonë për të furnizuar të gjitha nevojat tona, nuk është një gjë e re për ne. Ne e dimë se Ai “mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë” ndaj nesh; ne e njohim plotësisht bekimin e të paturit “gjithnjë mjaft në çdo gjë"; ne dëshirojmë fort të “teprojë për çfarëdo vepër të mirë”; por pak prej nesh kanë hyrë me gëzim në këtë trashëgimi.

Ejani, të gjithë ju o shpirtra të etur; eja, lexuese e mjerë dhe dyshuese; eja shkrimtare e dobët dhe e druajtur; ngjeshi ijët e mendjes sate dhe lëre besimin tënd të marshojë me guxim në këtë Tokë të Premtuar, për të mos e lënë më kurrë atë derisa të shkëmbehet me Kanaanin qiellor! Mendo për një moment sa të pasura do të ishim po të besonim në Perëndinë tonë. Ç’nuk do të bënim, ç’nuk do të ishim, dhe vuanim nëse i gjithë hiri do të tepronte me bollëk ndaj nesh? Me çfarë këmbënguljeje dhe mbresëlënësi, apostulli përsërit fjalën gjithë – ajo fjalë e vogël me një kuptim kaq të gjerë! A mund ta imagjinojmë lumturinë e zotërimit të të gjithë hirit – përgjithnjë (ose, të të gjitha mënyrave), dhe të të pasurit gjithnjë mjaft në çdo gjë?

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 56Dita 58

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al