Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 59 NGA 365

Na pastro

Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd dhe na çliro e na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd. - Psalmi 79:9

Dëshiroj me gjithë zemër të njoh gjendjen reale të çështjes sime dhe ta kem shpirtin të hapur ndaj “shpatës së Frymës, që është fjala e Perëndisë”; sepse Zoti ndreq atë që do; dhe fshikullon çdo bir që ai pranon. Besnike janë plagët e kësaj mikeshe, edhe pse të dhimbshme. Unë do të preferoja më shumë plagët e saj sesa të dëgjoja Atë duke thënë: “Lëreni të qetë. Ajo i ka dashur idhujt; pasi idhujt e lanë të shkojë”. Oh jo, Jezusi im i çmuar; Nuk do të mund ta duroja dot atë, edhe po të ishte për pak kohë. Unë dua të jem vazhdimisht me Ty në përvojën time, të njoh më shumë nga mendja Jote, të shijoj më shumë nga dashuria Jote dhe të eci çdo ditë në një bashkësi të dashur me Ty.

Unë e dua këtë edhe për të gjithë familjen e gjallë, dhe veçanërisht do të përgjërohem për ato punëtore të zellshme që po provojnë çdo mjet për të sjellë të tjerët tek Ty, megjithatë vetë ato rrallë shohin fytyrën Tënde ose dëgjojnë zërin Tënd dhe megjithatë nuk vajtojnë për këtë. Oh, jepu atyre një ringjallje, një kërkim, një kthim dhe një pjesëmarrje të përditshme të atyre fryteve që po lëvdojnë tek të tjerët. Vendosi në dorën tënde të shpuar pranë vrimës së derës së zemrës së tyre dhe bëj që të preken nga dashuria për Ty, që me një dëshirë të madhe të thonë: “Tani do të ngrihem dhe do të shkoj të kërkoj atë që do zemra ime.” Oh, Shpëtimtar i çmuar, ne do të të kërkojmë Ty për to dhe së bashku me to, sepse shpirti ynë nuk mund të kënaqet kurrë të banojë në Jerusalem pa parë fytyrën e Mbretit. Shkëlqe mbi ne, shkëlqe në ne, shkëlqe përmes nesh – dhe përmes një drite të tillë do të ketë ngrohtësi të gjallë. Na bëj që të ulemi te këmbët e Tua të dashura dhe të mbështetemi në gjirin Tënd, dhe përmes bashkësisë me Ty të jemi aromë e mirë me parfumet e Tua dhe kështu të jemi flladitëse për njëra-tjetrën. Kështu do të marrë lavdi Jahveu Triun, të Cilit shërbëtorja jote e gjorë i jep lavdërime të përzemërta, edhe pse të dobëta: “Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.”

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 58Dita 60

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al