Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 53 NGA 365

Premtime të çmuara

Dhe mos e trishtoni Frymën e Shenjtë. - Efesianëve 4:30

Motra ime e dashur, nëse do që të kesh afërsi gjithnjë e më të madhe me Krishtin, për sa i përket dashurisë së bashkësisë, mos e hidhëro Ngushëlluesin duke refuzuar të ngushëllohesh. Dëgjoje dhe nderoje dëshminë e Frymës së Shenjtë në ato pëshpërima të ëmbla të dashurisë ndaj Krishtit të cilat Ai kënaqet t'i japë zemrës tënde shpesh herë me anë të zbatimit të premtimeve të veçanta. Përse, me mosbesimin tënd, duke e bërë një vesh të shurdhër ndaj zërit të ëmbël të dashurisë së Zotit tënd, do të pengosh atë bashkësi me Të që shpirti yt dëshiron aq fort? A do ta trishtosh Frymën e Shenjtë, Ngushëlluesin tënd dhe ta çnderosh Atë i Cili, në dëshminë e Tij të dashurisë për Krishtin ndaj teje, është e vërteta, përmes premtimeve të zbatuara, duke i kushtuar vëmendje atit të gënjeshtrës, i cili të thotë se nuk ke të drejtë mbi ato premtime sepse ato nuk vijnë me aq shumë fuqi siç mund të dëshirosh?

Dije dhe mbaj vesh se për çdo shpirt që shpreson në Perëndinë për jetën, të gjitha premtimet e Tij janë po dhe amen në Krishtin, dhe të gjitha këto premtime janë të tuat, përgjithmonë të tuat, si një që shpreson në Jezusin. Dhe Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, të është dhënë nga Zoti yt Jezus për të zbatuar në zemrën tënde, në kohën tënde të nevojës, disa nga ato premtime tepër të mëdha dhe të çmuara të cilat janë për freskimin dhe ngushëllimin tënd. Dhe si mund të dyshosh kur çdo premtim i veçantë vjen nga Zoti, i përshtatet çështjes tënde, forcon besimin tënd, e nxit shpresën në të gjithë zemrën tënde duke përhapur kudo aromën dhe ëmbëlsinë e Krishtit dhe të hirit falas të Perëndisë në Të, për freskimin dhe gëzimin e shpirtit tënd? Ah, motra ime e dashur, nuk ka asnjë premtim në mendjen tënde që bashkon Krishtin dhe ty, Perëndinë dhe ty, qoftë dhe për një moment, po të mos qe nga Zoti. Çfarë vjen nga Perëndia të çon tek Ai. Dëgjoje, motra ime e dashur zërin e qetë, të butë të dashurisë së Shpëtimtarit tënd kur Ai të pëshpërit. Thuaj: “Ja, zëri i të dashurit tim!”

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 52Dita 54

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al