Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 49 NGA 365

Kërkoni urdhërimet e Tij

Zbatoni dhe kërkoni tërë urdhërimet e Zotit, Perëndisë tuaj. - 1 i Kronikave 28:8

A nuk zbatohet shpesh në mënyrë të pjesshme kjo porosi? Ne e pranojmë detyrën tonë për të zbatuar urdhërimet, por përsa i përket kërkimit të të gjitha urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tonë? A po e bëjmë këtë? Edhe kur, përmes hirit të Tij, jemi udhëhequr të ndërmarrim hapat e bukur në atë shteg të përmendur në Psalmin 119 – pra, t’i besojmë urdhërimet, t’i mësojmë ato, të përdëllehemi për to, t’i duam, dhe të mos i harrojmë – mbetet ende një hap tjetër pa u ndërmarrë, i cili është të kërkojmë të tërë urdhërimet. Mbase edhe jemi tkurrur pak nga kjo. Ne kemi frikë të kërkojmë diçka që mund të jetë veçanërisht e vështirë për t'u zbatuar. Duket sikur mund të jetë e mjaftueshme të përpiqemi t’i mbajmë ato urdhërime që kemi shqyrtuar, pa kërkuar akoma më shumë, dhe sikur të përpiqemi më shumë për t'i zbatuar, atëherë do të hynim në detyrime edhe më të rënda dhe në më shumë dështime gjatë zbatimit të tyre. Dhe gati do të dëshironim që të mos e kishim kërkuar kurrë këtë urdhër të shtuar, duke harruar që derdhja e gjakut qe e nevojshme për mëkatin përmes paditurisë. Por ne e kemi shqyrtuar atë, dhe edhe nëse nuk e kemi vënë re kurrë më parë, na është treguar sot dhe ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç asaj të bindjes ose mosbindjes ndaj këtij urdhërimi.

Nuk duhet të kemi frikë nëse lihemi të luftojmë me pamundësitë e zbuluara rishtas, sepse me dritën që zbulon një urdhërim, me siguri do të na jepet hiri për ta përmbushur atë. Është shumë përulëse kur drita e Frymës ndizet mbi ndonjë urdhër të Perëndisë tonë të cilin ne kurrë nuk e kemi vëzhguar, aq më pak ta kemi zbatuar, dhe megjithatë vjen si një përgjigje shumë e hirshme ndaj lutjes “Më mëso të plotësoj vullnetin tënd”. Përmes leximit të Fjalës së Tij, le të themelohemi në mënyrë të qëndrueshme për të kërkuar tërë urdhërimet e Tij akoma të pa vëna re, duke pasur parasysh dita ditës atë që gjejmë. Kështu, të njohurit më shumë të vullnetit të Tij, do të jetë një hap përpara për ta zbatuar më shumë atë. Le të mos mjaftohemi me këtë lutje të paqartë, “Zot, çfarë do ti të bëj unë?” por të punojmë për të parë atë që Ai tashmë ka thënë se duhet të bëjmë dhe pastaj, “Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!”

Frances Ridley Havergal

Shkrimet e Shenjta

Dita 48Dita 50

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al