Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 44 NGA 365

Kurthi i mëkatit

Ju pra, të dashur, duke i ditur që përpara, ruajuni se mos, të tërhequr nga gabimi i të pabesëve, bini poshtë nga qëndresa juaj. - 2 e Pjetrit 3:17

Ki kujdes nga joshja e parë e mëkatit! Mos e konsidero asnjë mëkat si një gjë të vogël. Perëndia e rrënjostë frikën e Tij të shenjtë në zemrën tënde në mënyrë që të mos largohesh prej Tij! Unë do të preferoja të dëgjoja më mirë se Ai të ka marrë pranë Vetes së Tij se sa të kesh c‘nderuar emrin dhe çështjen e Tij të shenjtë. Do të kesh nevojë për shumë lutje natë e ditë, që Perëndia të të udhëzojë dhe të të mbështesë, duke të ruajtur nga çdo lak që i ligu mund të hedhë në rrugën tënde, dhe që, e ndjeshme nga dobësia jote, të mund të mbështetesh më shumë në forcën e Tij të Plotfuqishme për të të mbajtur të sigurt nëpër të gjitha tundimet që shtrihen në rrugën tënde.

Djalli do të të tundojë, bota do të të tundojë, natyra jote mishërore do të të tundojë, dhe e gjithë forca jote e të qëndruarit të fortë është dobësi e përsosur. Si mund të qëndrosh e fortë kundër këtij grupi të trefishtë, përveçse nëse Shpëtimtari yt të forcon?

Kërkoje këtë me lutje të zellshme dhe, me Krishtin që të forcon, ti mund të bësh gjithçka. U ndihmofsh të jetosh vendosmërisht për përjetësinë, me sytë drejt asaj kurore të lavdishme që Krishti u ka premtuar atyre që ngulmojnë deri në fund! Në këtë botë ke vetëm një kohë të shkurtër për ta përlëvduar Atë. Syno ta bësh këtë në të gjitha gjërat dhe në çdo kohë. Jeto në Perëndinë! Jeto për Perëndinë, dhe Perëndia do të kujdeset për ty që të kesh gjithçka që të nevojitet ndërsa merr frymë. Ai do të të japë hir dhe lavdi, dhe nuk do të heqë asgjë të mirë prej teje nëse ti ecën siç duhet.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 43Dita 45

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al