Stinët e zemrësShembull
Fryma e shpirtit
Shumë forcë ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë zemër. - Jakobi 5:16
Lutja dhe meditimi ndihmojnë njëra-tjetrën. Mendja që ruhet me thesarin qiellor, të marrë nga Fjala e Perëndisë, nuk do të ketë nevojë për fjalë me të cilat të lutet. Por në fakt mund të ketë lutje të vërtetë me shumë pak fjalë. Ai të Cilit ne i shërbejmë shikon zemrat tona. Ai nuk ka nevojë për të folurën tonë të bukur, edhe po të kishim pasur ndonjëherë kaq talent. Sa shpesh në agoninë e Tij, shembulli ynë, Zoti ynë, përdori të njëjtat fjalë! Le të fitojmë gjithnjë e më shumë nga Fryma e së njëjtës lutje të Zotit të adhurueshëm! Është kaq e shkurtër, kaq e thjeshtë, dhe megjithatë kaq e plotë – në të vërtetë, kaq hyjnore. Duke iu afruar Perëndisë me lutje, ata që mund ta shikojnë si një Atë, janë me të vërtetë të lumtur që vijnë tek Ai me frymën e birësimit, duke i hedhur barrët e tyre mbi Të, duke u mbështetur në premtimin e Tij dhe duke folur me Të me shumë thjeshtësi, por me nderim të shenjtë. Ata që adhurojnë Atin duhet ta bëjnë këtë “në frymë dhe në të vërtetë”, duke e ndjerë atë çfarë thonë dhe duke e pasur me të vërtetë.
Është shumë e rëndësishme të kujtojmë se si mund t'i afrohemi Atit vetëm përmes Birit, duke iu lutur vazhdimisht gjakut të Tij dhe duke përmendur vetëm drejtësinë e Tij. Madje as lutjet tona nuk janë të pranueshme, nëse nuk frymëzohen nga Fryma. Shumë e shumë herë lutja i bëhet drejtpërdrejt Shpëtimtarit dhe shumë herë një dëshirë e devotshme i drejtohet Frymës së Shenjtë, por ideja e zakonshme e lutjes është që ne të kërkojmë Atin, përmes ndërmjetësimit të Birit, dhe të ndihmuar nga Fryma. Nëse do të ecim me Zotin, duhet të “lutemi pa pushim”. Ne duhet të dërgojmë lutje të shkurtra vazhdimisht, përveç lutjeve tona të zakonshme më të gjata. Dhe sa e lumtur është gruaja që lutet me të vërtet! Sa e bekuar është ajo që di diçka nga arti hyjnor i adhurimit! E lumtur këtu me të vërtetë, dhe e bekuar në përjetësi, aty ku lutja do të kthehet në lavdërim.
Elizabeth Julia Hasell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al