Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 42 NGA 365

Duke vështruar tej sprovave tona

Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejt. - Psalmi 123:1

Mikja ime e dashur në Jezusin, “të mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju, se si ju ndodhi diçka e çuditshme”, por ngushëllohu duke e ditur se ari i Zotit sprovohet gjithmonë me zjarr dhe se sprova shpesh vjen në një kohë dhe mënyrë të papritur.

A mund të më lejohet të them se cilado qoftë natyra e mundimit tënd, do të ndihesh e dobët po të shikosh atë; por, duke parë drejt Jezusit, do të kesh, moment pas momenti, përjetime të forcës dhe mbështetjes – jo vetëm për një farë kohe, por atëherë kur ke nevojë. Kur Pjetri pa dallgët, ai shpejt filloi të frikësohej dhe të fundosej, por ndërsa pa Mjeshtrin e tij, megjithëse dallgët ishin ende të furishme, gjithçka u bë mirë. Kështu e shoh unë, dhe kështu do e shohësh edhe ti. Kur shikojmë drejt asaj gjësë së dhimbshme, për ne është shumë, por kur shikojmë drejt Jezusit dhe i lëmë të gjitha në Të, ne kalojmë nëpër sprovë, malet sheshohen dhe përmbytjet që menduam se do të na mbysnin, hapen në mes që të mund të kalojmë në mënyrë të sigurt përmes tyre.

Zoti e shtoftë besimin tonë dhe na bëftë të jetojmë në privilegjin më të plotë të këtyre fjalëve të mëdha: “nuk i përkitni vetvetes”, dhe qoftë Ai i kënaqur që të ushqejë besimin tënd me Fjalën dhe Frymën e Tij në mënyrë që ti të kuptosh se sa e ëmbël është. Atëherë ti do të thuash: “Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë”. Cilado qoftë gjendja jote e tanishme, zemra ime do të të thoshte, “A ka vallë diçka që është e pamundur për Zotin?” Asgjë! Ai mund të të mbështesë dhe të të çlirojë; Ai mund të të bëjë të lumtur gjatë mundimeve dhe pastaj të të nxjerrë me gëzim prej tyre. Nëse është sipas vullnetit të Tij të shenjtë, Ai shpejt mund të urdhërojë çlirim për ty, duke thënë: “Sepse unë jam Zoti që të shëron.”

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Dita 41Dita 43

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al