Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 39 NGA 365

Betimi i Zotit

Kështu Perëndia… ndërmjetësoi me betim. - Hebrenjve 6:17

Sa për frikën tënde, dhe dhjetë mijë të tjera të ngjashme që mund të lindin në zemër në kohë errësire, janë krejtësisht të pabazuara, dhe megjithëse mund të të rrëmbejnë rehatinë, ato nuk mund të rrëmbejnë sigurinë tënde në Krishtin ose atë trashëgimi të rezervuar për ty në parajsë.I bekuar qoftë Perëndia, që je akoma aty ku të ka çuar hiri i marrë falas: Perëndia të ka bashkuar me Birin e Tij dhe të ka vendosur, me besim, mbi Të, Shkëmbin e Përjetshëm, dhe tani shpëtimi yt qëndron i palëvizshëm si shkëmbi mbi të cilin është themeluar. Shiu mund të bjerë, përmbytjet të vijnë dhe erërat të fryjnë, të gjitha llojet e mundimeve dhe tundimeve së bashku mund të rrahin me forcë kundër besimit të sigurisë tënde në Krishtin, por siguria jote në Të nuk do të rrëzohet kurrë, sepse ajo është themeluar mbi një shkëmb që është në gjendje të mbajë peshat më të mëdha që janë vendosur mbi të dhe për ta mbajtur të sigurt ndërtesën nga çdo rrezik në forcën më të madhe të motit që mund ta godasë atë.

Zoti e dinte mirë se cilat sulme të fuqishme do të bëheshin mbi besimin dhe ngushëllimin e bijve të Tij dhe prandaj shtoi betimin e Vet në Fjalën e Tij të mrekullueshme, “Që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë, të kemi ngushëllim të fortë ne, që kemi marrë strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara”(Heb. 6:18). Dhe a nuk ke shkuar ti, motra ime e dashur, në të kaluarën, te Krishti për strehim? Po sot? A ke guxim të vraposh te ndonjë tjetër përveç emrit të Zotit, Shpëtimtarit të madh, si kalaja jote e fortë për siguri? Dhe nëse nuk guxon, pse duhet të vësh në dyshim sigurinë tënde, pasi Fjala e Perëndisë të siguron për të? Perëndia thotë se shpirti që vrapon për në emrin e Zotit është i sigurt. Satani dhe mosbesimi thonë që kjo nuk është e vërtetë dhe prodhojnë dhjetë mijë prova kundër një shpirti të tillë në zemrën dhe jetën e vet. Dhe kështu ndodhin grindjet. Epo, Perëndia shton betimin e Tij sepse Ai nuk mund të betohet për asgjë më shumë se Vetë Veten. Ai vë në punë të gjitha përsosmëritë e qenies së Tij të madhe për shpëtimin e atij mëkatari të mjerë që vrapon për te Jezusi.

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 38Dita 40

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al