Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 92 NGA 365

U krye

«U krye!». - Gjoni 19:30

Çfarë agonie të shpirtit duroi Jezusi ynë i dashur kur nuk mori përgjigje nga Perëndia! Është e mrekullueshme të shohësh se si “u tundua në të gjitha njësoj si ne” - jo vetëm që u tundua me ligësi nga Satani, por u sprovua nga miqtë e Vet, u sprovua nga Ati i Tij dhe në të gjitha ndjeshmëritë e natyrës që Ai kishte marrë; megjithatë, në të gjitha këto, Ai duroi pa mëkat.

Psherëtimat e Tij të trishtueshme tregonin se Ai kishte shumë ndjeshmëri në të gjitha vuajtjet e Tij. Por nuk pati asnjë murmuritje, ndjenjë rebele apo një mendim të keq. Atij i erdhi keq për dishepujt e Tij - “mishi është i dobët” - dhe megjithëse e dinte se të gjithë do ta braktisnin nga frika, Ai bëri një rrugëdalje në mes të asaj braktisjeje për shkak të dashurisë së Tij të pakrahasueshme: “prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë”. Ky Njeri i çmuar, i panjollë, e dha veten për ne deri në hidhërimet e vdekjes dhe në dhimbjet e ferrit, dhe piu kupën e hidhur të tmerrit deri në fund, në mënyrë që Ai të thoshte triumfalisht: "U krye". Vuajtjet kanë kaluar. Ai ka hyrë në lavdi, por zbulesa e plotë e Tij, në dhe ndaj Nuses së Tij, nuk ka ardhur ende. Oh, Dhëndër i mrekullueshëm, na zbulo më shumë nga dashuria Jote e mrekullueshme në përuljen dhe lartësimin Tënd. Le të jetojmë në atë flakë të pavdekshme, që në gëzimet dhe në hidhërimet tona të jemi një aromë e ëmbël e Jotja për të dashurit e Tu. Vetëm na tërhiq vazhdimisht drejt Teje dhe bëj që të rritemi në Ty në të gjitha gjërat, teksa shumë erëra, stuhi dhe dhimbje zemre na bëjnë që të rrënjosemi te Ti. Ah, Ti shkëlqen gjithnjë e më shumë në ne, deri në ditën e përsosur.

Është bekim mike e dashur, të kalojmë të Premten e Madhe nën hijen e Tij si i kryqëzuari; atje frytet e Tij janë të ëmbla për shijen tonë. Është gjë e çmuar të drejtohesh nga Fryma e Tij drejt gëzimit të Tij si i Përlëvduari, sepse atëherë gëzimi ynë do të jetë i plotë.

Ruth Bryan

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al