Stinët e zemrësShembull

I tejshpuar për shkeljet tona
Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. - Isaia 53:5
Profeti e shpall qartazi shkakun e vërtetë të vuajtjeve të Zotit tonë, që janë mëkatet tona. Mëkatet tona janë shkaku i vuajtjeve të Tij; Ai u tejshpua, u mundua, ngado, në emër, në rrethana, në shërbesën e Tij, në shpirt dhe në trup. U tejshpua nga njerëzit, nga miqtë, nga armiqtë, nga mëkatet e të dyve, nga djajtë e tërbuar të lëshuar mbi Të; nga mallkimi i ligjit i cili e zuri Atë; nga zemërata e një Perëndie të zemëruar, i Cili si një shpatë e mprehtë u zgjua kundër Tij dhe e goditi në trup, në shpirt, në jetë, në vdekje dhe të gjitha këto, nga dora e drejtë e drejtësisë hakmarrëse. Por oh, pse u tejshpua kështu ky Qengj i pafajshëm i Perëndisë? Qe për shkak të shkeljeve tona. Ai u shtypsi erëzat në një havanpër paudhësitë tona. Ndëshkimi për të cilin kemi paqen, ndëshkimi i pazbatuar në ne, është mbi Të. Duhet të binte mbi Të ose të ndizej mbi ne; por duke marrë vendin tonë, Ai siguroi paqen për ne.
Nuk do të kishim arritur paqe me Perëndinë po të mos kishte qenë prej plagëve të një Jezusi të shtypur, të rrahur dhe të shpuar. Por paqja u arrit, "për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar". Përmes vurratave të Tij për mëkatin tonë, drejtësia pafundësisht e rreptë dhe hakmarrëse është plotësisht e kënaqur, ligji i drejtë është përmbushur dhe madhëruar; dhe nga virtyti i pafund i vurratave të Tij që sollën paqen, shpirtrat tanë të plagosur nga mëkati janë shëruar dhe do të shpëtohen plotësisht dhe përjetësisht. Të zgjedhurit e Perëndisë, të gjithë të shpenguarit e Zotit mes hebrenjve dhe johebrenjve, janë të gjithë ata që u paracaktuan për jetën e përjetshme, që u blenë me gjakun e Qengjit dhe që nën veprën e Frymës së Shenjtë kanë besuar, besojnë ose do të besojnë në këtë Jezus të tejshpuar, të shtypur dhe të rrahur. Përmes vurratave të Tij ne jemi shëruar dhe do të shpëtohemi përjetësisht nga hiri i lirë, i bollshëm dhe sovran.
Katherine Parr
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al