Stinët e zemrësShembull

E jotja(1)
Unë jam yti. - Psalmi 119:94
Ky është një gur i mrekullueshëm për hobenë e besimit. Do të vrasë çdo Goliath tundimi, vetëm nëse gjuajmë me guxim dhe me vendosmëri ndaj tij. Kur tundohemi(dhe ne e dimë se sa shpesh na ndodh kjo), le të ballafaqohemi me të vërtetën se “nuk i përkasim vetvetes”, dhe pastaj të shikojmë drejt Jezusit i Cili na thotë “Unë jam yti”. Nëse bota përpiqet të na joshë me karrema, të vjetër ose të rinj, mbani mend fjalët e Zotit Jezus se si Ai tha: “Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët… por unë ju zgjodha nga bota,” dhe që bota të mos na pretendojë si “të tijat”, vështroni Jezusin dhe i thoni, “Unë jam yti”.
A është mëkati, aq i mprehtë, i fortë dhe i fshehtë, që të meritojë bindjen tonë? Pranoni që “ishit shërbëtorë të mëkatit,” por tani, “mbasi u çliruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë”, dhe mundeni atë me britmën e besimit: “Unë jam yti!”
A nuk do qe një luftë e tmerrshme ballë përballë me vetë Satanin, i cili do bënte një përpjekje të dëshpëruar për të rivendosur fuqinë e tij të vjetër? Tregojini princit të kësaj bote se ai nuk ka asgjë në Jezusin dhe se ju jeni në Të si anëtare të vërteta e trupit të Tij, të Tijat; dhe shikoni nëse ai nuk është i detyruar të ikë në tingullin e vetëbesimit tuaj “unë jam yti!”
Por në fund të fundit, “Unë jam yti” është vetëm një jehonë, që ndryshon në qartësi sipas atmosferës së besimit dhe afërsisë tonë me zërin origjinal. Po, është vetëm jehona e “ti më përket mua”, që bie me muzikën e saj të fuqishme në zemrën reaguese (sepse është përgatitur nga Fryma). Kjo notë e muzikës qiellore nuk filloi kurrë me ndonjë shkëmb tokësor. Vetëm kur Perëndia dërgon Frymën e Birit të Tij në zemrat tona, ne thërrasim, "Abba, Atë". Prandaj, mos e anashkaloni zërin në gëzimin e kësaj jehone. Mbani vesh dhe do ta dëgjoni duke rënë nga lartësitë e mistershme të ndërmjetësimit krye-priftëror: “Dhe të gjitha të miat janë të tuat, dhe të tuat, të miat.”
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al