Stinët e zemrësShembull

Dhënësi ynë i madh i Forcës
Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh dhe shiu i parë e mbulon me bekime.; Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion. - Psalmi 84:5–7
Çfarë mëshire, mike e dashur, që e gjithë forca jonë është në mbrojtje të sigurt. Ajo gjendet në Jezusin dhe na është dhënë pasi kemi nevojë për të. E gjithë forca jonë krenare është dobësi e përsosur, por forca e Tij kurrë nuk do të na lërë në baltë por do të rritet ndërsa ne ecim përpara, duke na mbështetur, duke na mbrojtur dhe duke na mundësuar të mundim të gjithë armiqtë tanë, dhe së fundi është e përkushtuar të na nxjerrë më shumë se fitimtarë.
I bekuar qoftë Perëndia për të gjitha furnizimet e pasura që na mundësoi në shkretëtirë! Një mik i tillë është Krishti për ne - gjithnjë i gatshëm për të na ndihmuar, për të na forcuar, ngushëlluar kur rrëzohemi, për të na ngritur mbi përkëdheljet e pabesa të kohës dhe për të na folur paqe të ëmbël zemrave tona tepër të dobëta dhe dyshuese. Oh, çfarë Shpëtimtari që kemi, sikur të besonim gjithçka që pretendojmë se besojmë! Mosbesimi, mosbesimi mizor, shkatërron më shumë se gjysmën e ngushëllimeve tona ndërsa gjendemi në shtegun tonë të shkurtër drejt lavdisë. Edhe pak kohë dhe do të vihemi në zotërim të trashëgimisë sonë të lavdishme, dhe të gjitha sprovat, vuajtjet dhe zhgënjimet tona të mjera, jetëshkurtra janë bekime kaq të bollshme që na përgatisin për këtë trashëgimi. Çfarë shprese kemi të dimë që do të jemi së shpejti me Të, që të veçohemi kështu nga mbeturinat e rënies. Shiko më shumë përpara! A nuk jemi pak a shumë si ata fëmijë që luajnë me lodra, dhe kur ato prishen, ulemi me ngashërim duke vajtuar mbi to? Le t'i krahasojmë ato me lumturinë e të qenit me Perëndinë. Miliona vite do të vijnë – do të jemi të pastra, të shenjta, të përsosura, të afta për shijimin e plotë të atij qielli të qiejve që është përgatitur për ne, në një dashuri të përjetshme, të pandryshueshme. Atëherë le të marrim guxim të gjallë dhe të vështrojmë lart.
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al