Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 101 NGA 365

Ndiq zogjtë

Ai që ofron flijime lavdërimi më përlëvdon. - Psalmi 50:23

Ka ardhur koha e zogjve që këndojnë, dhe që nga agimi i mëngjesit derisa dielli të perëndojë, notat e tyre të ëmbla janë një kujtesë e vazhdueshme e detyrës dhe kënaqësisë së falënderimit. Nga gëzimi i zemrave të tyre ata derdhin gëzimin e tyre për rrezet e diellit, lulet që çelin dhe gjethet që hapen, dhe unë kam dëgjuar të njëjtën këngë të butë kur shiu ka rënë, erërat e ftohta kanë fryrë dhe retë e errëta kanë mbushur gjithë qiellin. Shumë herë, zogjtë në kopsht kanë kënduar një mësim në veshët e mi dhe kanë qortuar marrëzinë time ose mosbesimin tim me anë të këngëve të tyre të gëzueshme.

Ah! Mike të dashura, disa prej nesh nuk e lavdërojnë Perëndinë tonë as sa gjysma e asaj që duhet. Ne “ngremë një Eben-Ezer” herë pas here, por me keqardhje nuk i bindemi urdhrit “gëzohuni gjithnjë në Zotin”. Sidoqoftë, sa shumë duhet ta bekojmë Atë dhe çfarë inkurajimi i ëmbël i jepet mirënjohjes tonë me anë të garancisë së Tij, “Ai që ofron flijime lavdërimi më përlëvdon!” Sa shpesh na thuhet në Fjalën e Tij që Ai kënaqet me falënderimet dhe këngët tona! Flijimet e falënderimit që bëjmë janë më të dashura për Të se sa ato të engjëjve - sepse ata nuk mund ta bekojnë Atë për dashurinë shpenguese, për mëkatin e falur dhe shpresën e bekuar të lavdisë së ringjalljes.

Oh! A nuk është për shkak të lavdërimit të përjetshëm të një Perëndie që e mban besëlidhjen, që shtegtarët e mjerë të cilët enden nëpër një shkretëtirë dhe që duhet të bëjnë luftë të vazhdueshme me botën, mishin dhe djallin, duhet që ende të aftësohen të këndojnë me lavdi, ndërsa i bëjnë armiqtë të arratisen dhe të munden nga gjaku i Qengjit? Janë ata që ngulmojnë që mësojnë të lavdërojnë. Gishtat që mund të përdorin më me shkathtësi shpatën janë më të zotët në prekjen e qestes. Sa herë që Perëndia na jep fitore mbi mëkatin, ne mësojmë një këngë të re me anë të cilës lavdërojmë dhe bekojmë emrin e Tij të shenjtë. Notat e pafuqishme të shqiptuara në tokë nga një zemër vërtet mirënjohëse dhe e shenjtëruar, mbushen në himne të një melodie të lavdishme ndërsa ngrihen në fronin e Perëndisë!

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al