Dashuria dhe MartesaShembull
Në cilën anë je ti? Kjo është pyetja që bën Jezusi në Luka 13:1-8. A je në anën e drejtë apo të gabuar? Ana e drejtë çon në jetë të përjetshme, ndërsa ana e gabuar çon në shkatërrim. Mesazhi i Jezusit është i thjeshtë: gjithçka që duhet të bësh është të pendohesh nga mëkatet e tua për të patur jetë të re. Nëse nuk pendohesh, atëherë do të humbasësh. Perëndia nuk dëshiron të na presë, përkundrazi Ai na do dhe dëshiron që ne të japim fryt. Çfarë fryti jeni duke dhënë aktualisht në jetën tuaj? Nga cilat mëkate duhet të pendoheni për të filluar të jepni atë fryt që dëshiron Perëndia?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Duke u përqendruar në martesën tonë brenda kontekstit të Shkrimit, ne i japim Perëndisë mundësinë për të zbuluar depërtime të reja rreth marrëdhënies sonë dhe për të forcuar lidhjen tonë. Plani i leximit Dashuria dhe Martesa ofron një pjesë të përqendruar të Shkrimit dhe mendime të shpejta çdo ditë për të filluar bashkëbisedime dhe lutje me partnerin tënd. Ky plan 5-ditor është një angazhim afatshkurtër për t'ju ndihmuar të investoni në marrëdhënien tuaj afatgjatë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë LifeChurch.tv që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: lifechurch.tv