Dashuria dhe MartesaShembull
Pendimi çon në falje. Ne pendohemi dhe Perëndia fal. Pendimi dhe falja nuk janë koncepte të vështira. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është reagimi i Perëndisë ndaj nesh për shkak të dashurisë së Tij të përsosur për ne. Ndërsa ky proces është i thjeshtë, fuqia e faljes së Perëndisë është e pakuptueshme. Falja e Perëndisë largon çdo errësirë në jetën tonë dhe na çon në dritë pavarësisht se çfarë mëkatesh kemi kryer. Falja e Perëndisë mbulon ÇDO mëkat duke përfshirë ato të tuat. Si e ka ndryshuar dhe ndikuar jetën tënde fuqia shpenguese e faljes së Perëndisë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Duke u përqendruar në martesën tonë brenda kontekstit të Shkrimit, ne i japim Perëndisë mundësinë për të zbuluar depërtime të reja rreth marrëdhënies sonë dhe për të forcuar lidhjen tonë. Plani i leximit Dashuria dhe Martesa ofron një pjesë të përqendruar të Shkrimit dhe mendime të shpejta çdo ditë për të filluar bashkëbisedime dhe lutje me partnerin tënd. Ky plan 5-ditor është një angazhim afatshkurtër për t'ju ndihmuar të investoni në marrëdhënien tuaj afatgjatë.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë LifeChurch.tv që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: lifechurch.tv