Ioanni 7
7
Krie e shtatëtë
1E pas këture vij Iisui tuk’ ecurë ndëpër Galileë, se nukë duaj të vij ndë Iudheë, sepse e kërkoijn’ atë çifutë ta vritnë.
2E e krëmptea e çifutet, e tendavet, ish afër.
3E i thon’ atij vëllazërit’ e tij: Ikë këteje, e hajde ndë Iudheë, që të shohënë edhe mathitit’ e tu punëtë që bën ti.
4Se ndonjë që do ta mburjënë bota, s’i bën punët’ e tij fshehura. Ndë bën të tila punëra, dëfto vetëhenë tënde ndë botë.
5Sepse as vëllazërit’ e tij nukë besoijnë nde ai.
6Andaj u thot’ ature Iisui: Nuk’ erdhi edhe koha ime, ma koha juaj është kurdo gati.
7Nukë mund bota t’u mçojë juvet, ma mua më mçon, sepse unë bëj të dukenë punët’ e saj që janë të këqia.
8Hajdeni juvet ndë këtë të krëmpte, unë nukë vete ndë këtë të krëmpte, se nuk’ është mbushur’ edhe koha ime.
9E si tha mb’ata këto, mbeti ndë Galileë.
10Ma poqë vanë vëllazërit’ e tij, ahiere vate edhe ai ndë të krëmpte, jo faqeza, po si fshehura.
11E çifutë e kërkoijn’ atë ndë ditë të së krëmptesë, e thoshnë: Ku ësht’ ai?
12E bënej një murmur’ e madhe ndë turmëra për të. Ca thoshnë se është i mirë. E të tjerë pa thoshnë: Jo, po gënjen turmënë.
13Po ndonjë nukë kuvëndon me lefteri për atë nga frik’ e çifutet.
14Si shkuanë dha gjismat’ e së krëmp(t)evet, hipi Iisui ndë Iero e dhidhakste.
15E çuditishnë çifutë, e thoshnë: Qish di kij grammati pa mpsuarë?
16Edhe Iisui u përgjegj mb’ata, e u thotë: Të dhidhaksuritë tim, nuk’ është timtë, po atij që më ka dërguarë.
17Ndë do njeri të bëjë thelimën’ e atij, do të njohë nd’është këjo dhidhahi e Perndisë, a unë kuvëndoj prej vetiut.
18Ai që kuvëndon prej vetiut, kërkon nder’ e tij; ma kush kërkon nder’ e atij që e ka dërguarë atë, kij ësht’ i vërtetë, e s’ka të rremë mbë të.
19Nuk’ u dha Moisiu juvet nomnë, e ndonjë nga jush s’e ruan nomnë? Pse kërkoni të më vritni?
20Ju përgjegj turma, e i tha: Ti je i xhindosurë. Kush kërkon të të vrasë?
21U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Një punë vetëmë bëra, e gjithë çuditeni.
22Ndonëse Moisiu u dha juvet peritominë (jo se është nga Moisiu, po nga baballarëtë) e ju peritemni njeri të Shëtunë.
23E nd’është që peritemnetë njeriu të Shëtunë, që të mos prishetë nomi i Moisiut, pse zëmëroni mbë mua, se shërova gjithë një njeri të Shëtunë?
24Mos gjukoni sikundr’ u duketë, po gjukoni me gjuq të drejtë.
25E thoshnë ca Ierosolimit: Nuk’ është kij që e kërkoijnë ta vrisnë?
26E ja tek kuvëndon faqeza, e s’i thonë fare gjë atij. Vallë mos e njohn’ arhondëtë, që ai është me të vërteta Krishti?
27Po këtë e dimë nga është. E Krishti kur të vijë, nuk’ e di njeri nga është.
28Thirri adha ndë Iero Iisui tuke dhidhaksurë, e thosh: Edhe mua më njihni, edhe nga jam më njihni, e unë nukë kam ardhurë nga vetëheja ime, po ësht’ i vërtetë ai që më ka dërguarë, që juvet s’e njihni atë.
29Ma un’ e njoh atë, se jam nga ai, e ai më ka dërguarë mua.
30Andaj e kërkoijn’ atë ta zijnë, ma ndonjë s’hodhi dorënë mbi të, sepse nukë kish ardhurë sahati i tij.
31E shumë nga turma besuanë nde ai, e thoshnë, se: kur do të vijë Krishti, mos do të bëjë më shumë çudira nga këto që bëri kij?
32Digjuanë Farisejtë të murmurisurit’ e turmësë për atë; e dërguanë Farisejtë e të parët’ e priftëret njerëz, që ta zijn’ atë.
33U tha adha ature Iisui: Edhe pak kohë jam me juvet, e pastaje vete tek ai që më ka dërguarë.
34Do të më kërkoni e do të mos më gjeni. E atje që jam unë, juvet nukë mundni të viji.
35E çifutë thoshnë njeri me jatërinë: Ku do të vejë kij, që nevet do të mos e gjejëmë atë? Vallë mos do të vejë ndë filira të përhapura të Elinëvet, e të dhidhaksjë Elinëtë?
36Ç’domethënë këjo fjalë që tha: Do të më kërkoni mua, e do të mos më gjeni? E: Tek jam unë, juvet s’mundni të vini?
37E ditën’ e pastajme të madhenë të së krëmptesë, nguli këmbën’ Iisui, e thirri më fort, e thoshte: Kush ka et, le të vijë tek u, e le të pijë.
38Atij që beson mbë mua (sikundrë tha karta) do t’i rrjedhënë lumëra nga barku i tij ujit së gjallë.
39(E këtë e tha për Shpirt që duajnë të mirrë ata që besoijnë nde ai, sepse edhe s’qe dhënë Shënjti Shpirt, se s’qe edhe nderuarë Iisui).
40Andaj shumë nga turma, si digjuanë këtë fjalë, thoshnë: Kij është me të vërtetë profiti.
41E të tjerë thoshnë: Kij është Krishti. E të tjerë pa thoshnë: Se mos vjen Krishti nga Galilea?
42Nukë thotë karta se nga far’ e Dhavidhit edhe nga quteti i Vithleemit tek rrij Dhavidhi, vjen Krishti?
43E u bë të shqierë ndë turmë për të.
44E ca nga ata duajnë ta zijn’ atë, po ndonjë nukë vuri duartë mbi të.
45U kthienë dha kopijtë ndë të parët’ e priftëret e ndë Farisej. E ata u thanë këture: Pse nuk’ e prutë atë?
46U përgjegjnë kopijtë: Ndonjë njeri s’ka folturë kështu kurrë si kij njeri.
47E farisejtë ju përgjegjnë ature: Mos jini gënjierë mbase edhe ju?
48Mos besoi nde ai ndonjë nga arhondëtë a nga Farisejtë?
49Po këjo turma, që nukë kupëton nomnë, ësht’ e mallëkuarë.
50U thot’ ature Nikodhimoi, që pat ardhurë natënë nde ai, e që qe një nga ata.
51Mos nomi juaj dëmëton njerinë, pa digjuarë atë më përpara, e pa njohurë se ç’bën?
52Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Mos je edhe ti nga Galilea? Kërko kartëratë, e shih, që profit nga Galilea nuk’ u ngre.
53E u kthie gjithëkush ndë shtëpi të tij.
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Ioanni 7: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.