Mattheo 11
11
Krie e njëmbëdhjetëtë
1E u bë si i sosi Iisui këto porsi që u tha të dimbëdhjetë mathitivet së tij, u ngre ateje, e vate të dhidhaksjë e të qiriksjë edhe ndë qutete t’ature.
2E Ioanni si ndjeu ndë hapsanë punërat’ e Krishtit, dërgoi di nga mathitit e tij.
3E i tha atit: Ti je ai që është për t’ardhurë, a tjetër presëmë?
4Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Si të veni, thoi Ioannit ato që ndieni edhe shihni.
5Të verbërë shohënë, e të çalë ecëjënë, të fëlliqurë qëronenë, e të vdekurë ngjallenë, e ndë të varfërë rrëfenetë Ungjilli.
6Edhe i lumur’ ësht ai që nukë skandhalisetë nde mua.
7E kur iknë këta nisi Iisui t’u thosh botësë për Ioannë: Pse dualltë ndë erimi të shihni kallam që tundetë nga era?
8Vallë pse dualltë të shihni? Njeri të veshurë me rroba të buta? Ja, ata që vishenë të butatë ndë shtëpira të Mbretëret janë.
9Po ç’dualltë të shihni? Profit? Vërtet u thom juvet, që më tepër nga profit.
10Se Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja, që unë dërgoj Ëngjëllinë tim të shkojë përpara teje, ai do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.
11Me të vërteta u thom juvet, nuk’ u ngre ndonjë njeri nga ata që janë lerë prej gravet, më i madh se Ioanni Vaptistiu, po më i vogëli ndë (m)bretëri të Qiellvet, është më i madh nga ai.
12E që nga dit’ t’ e Ioannit Vaptistiut ngjera ndashti mbretëria e Qiellvet mirretë me të shpejtuarë, e ata që shpejtojënë e rrëmbejënë atë.
13Se gjithë Profitëritë edhe nomi ngjera ndë dit të Ioannit profitepsnë.
14Edhe ndë doi ta dheksni, ai është Ilia që duaj të vinte.
15Cili ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
16Me çfarë njeri gjan këjo siri e këture njerëzet? Këta gjajënë me ata djelm që rrinë mb’udhë, e thërresënë shokëvet së ture.
17E u thonë: I ram flloeresë për ju, e nukë luajtitë valle. U qajtim juvet, e nuk u helmuatë.
18Sepse erdhi Ioanni që as haj as pij, e thonë: Të paudhë ka.
19Erdhi i biri i njeriut, që edhe ha, edhe pi, e thonë: Na njeri ngrënës edhe verëpimës, miku i Tellonëvet edhe i fajëtorëvet. E u gjukua sofia nga djelmt’ e saj.
20Ahiere nisi të shan ato qutete, që nd’ato u bënë më të shumatë thavmëra të tij, e nukë metanoisnë.
21Ve mbë tij Horazin, ve mbë tij Vithsaidha, se ndë ishnë bënë ndë Tiro, edhe ndë Sidhonë thavmaturgjitë që u bënë mbë ju, që më përpara do të kishnë metanoisurë, e do të vishnë thesë, edhe do të vijnë ndë krie hi.
22Pameta u thom juvet, se Tirosë edhe Sidhonësë do t’u jetë më leh ndë ditë të gjukimit, se juvet.
23Edhe ti, o Kapernaum, që je ngrijturë ngjera mbë Qiell, ngjera mbë pisë do të gremiseç, se gjithë këto thavmëra që u bënë tek teje, të qenë bënë ndë Sodhomë do të qenë mbeturë ngjera kësaj ditet.
24Po un’ u thom juvet, se më i leh do të jetë mundimi ndë vënd të Sodhomësë ndë ditë të gjukimit, se mbë tij.
25Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet.
26Kështu vërtet, o tatë, se ashtu u duk mirë përpara teje.
27Të gjitha m’u dhanë nga jati im, e ndonjë njeri nukë njeh të birë, përveçme i jati. Edhe as të janë s’e njeh njeri, përveçmë i biri, edhe ai që të dojë i biri të ja dëftojë.
28Ejani tek u gjithë sa jeni të lodhurë edhe të ngarkuarë, e unë do t’u prëj juvet.
29Merri zigonë tim (xedhënë) mbi qafë tuaj, e mpsoni nga meje, se unë jam i butë e i urtë ndë zëmërë, e do të gjeni të prëjturë ndë shpirte tuaj.
30Sepse zigoi im (xedha ime) ësht’ i mirë, edhe barra ime ësht’ e lehë.
தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:
Mattheo 11: ALTMK27
சிறப்புக்கூறு
பகிர்
நகல்
உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.