Psalteri 12

12
Mbë të parinë kankatuer mbi Sheminith. Psallm’ e Davidit.
1Shpëto-më, o Zot, se s’mbet i dreitë, se u pakësuenë miqt’ e të vërtetësë prei të bijvet njerëzëvet.
2Gjithë-se-cilli flet të kota tek i afërmi vet, me buzë gënjeshtare flasinë prei zemrësë dy faqesh.
3Zoti thaftë gjithë buzëtë gënjeshtare, edhe gjuhënë qi flet fjalë të mëdha.
4Të cillëtë thanë: Kemi me dalë ma të fortë me gjuhët t’onë, kemi me vetëhe buzëtë t’ona: kush ashtë zot mbi ne?
5Për të vueitunit e të vobegëvet, edhe për shamtimën’ e të nevojëshimëvet, tashti kam me u ngritunë, thotë Zoti, kam me vumë ndë shpëtim atë, prei ati qi flet keq kundrë ati.
6Fjalët e Zotit janë fjalë të këthiellëta: argjand i sprovuem, tretunë nd’ anë balte, kulluem shtatë herë.
7Ti, o Zot, ke me rueitun’ ata, ke me mbaitun’ ata prei këti brezi për gjithë jetënë.
8Të pa-besët’ ecinë rreth e rrotullë, kur naltohenë ma të këqijt’ e të bijvet njerëzëvet.

தற்சமயம் தேர்ந்தெடுக்கப்பட்டது:

Psalteri 12: PSGEKK1872

சிறப்புக்கூறு

பகிர்

நகல்

None

உங்கள் எல்லா சாதனங்களிலும் உங்கள் சிறப்பம்சங்கள் சேமிக்கப்பட வேண்டுமா? பதிவு செய்யவும் அல்லது உள்நுழையவும்