Logo ng YouVersion
Hanapin ang Icon

Psalltiri 5

5
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Nehilloth. Psallm’ e Dhavidhit.
1Vër’u vesh fjalëvet mia, o Zot, kupëto klithmënë t’ime.
2Mba-i vesh zërit lutëjesë s’ime, o Mbëreti em, edhe Perëndia im, se ty do të falem.
3Zot, ndë mëngjes do të ndigjojsh zënë t’im, ndë mëngjes do të rri përpara teje, edhe do të shikonj.
4Se ti nukë je Perëndi që do pa-udhëri, i keqi nukë do të rrijë përanë teje.
5As të pa-udhëtë nukë do të qëndronjënë përpara syvet tu; ti merr mëri gjithë ata që punonjënë pa udhë.
6Do të vdierrç gjithë ata që flasënë gënjeshtrënë, Zotit i vien të ndohëtë nga njieriu gjakëtuar edhe nga gënjeshtari.
7Po unë, me anë të shumëtit përdëllimit tënt, do të hynj ndë shtëpit tënde, do të adhuronj ndë kishën e shënjtëruarë tënde me frikë tënde.
8Zot, më hiq udhënë ndë drejtërit tënde, për punët të arëmiqet mi, drejto udhënë tënde përpara meje.
9Se nuk’ ësht’ e vërtetë ndë gojë t’atyre, zëmra e atyre ësht’ e keqe, gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë, me gjuhërat’ e tyre gënjenjënë.
10Gjyko ata, o Perëndi, mos qëllofshinë ndë këshillat të tyre; nxir jashtë ata për të shumëtit e pa-besërivet atyre, se ngritnë krye kundrë teje.
11Edhe u gëzofshinë gjith’ ata që shpërenjënë mbë ty; le të gëzonenë përherë, sepse ti mbulon ata qark; edhe le të mburrenë mbë ty ata që duanë emrinë tënt.
12Se ti, o Zot, do të bekonjç të drejtinë, do t’ e rrethonjç me pëlqim, posi me armë.

Kasalukuyang Napili:

Psalltiri 5: PSTOKK1868

Haylayt

Ibahagi

Kopyahin

None

Gusto mo bang ma-save ang iyong mga hinaylayt sa lahat ng iyong device? Mag-sign up o mag-sign in