Zanafilla 9
9
Besëlidhja e Perëndisë
1Perëndia e bekoi Noeun dhe bijtë e tij e u tha: «Shtohuni, shumohuni e mbushni tokën. 2Frikë e tmerr do të jeni për të gjitha kafshët e tokës, për gjithë shpendët e qiellit, për gjithçka që lëviz mbi dhe, e për gjithë peshqit e detit, se janë lënë në dorën tuaj. 3Do të keni për ushqim çdo gjë të gjallë që lëviz. Po ju jap gjithçka, ashtu siç ju dhashë çdo bimë të gjelbër. 4Por nuk do të hani mish të gjallë, domethënë me gjak. 5Edhe për gjakun e jetëve tuaja do të kërkoj shpagim. Do ta kërkoj jetën e njeriut prej çdo kafshe, prej njeriut e prej vëllait të tij.
6Ai që derdh gjak njeriu,
prej njeriut do t'i derdhet gjaku,
se në shëmbëlltyrën e vet
e bëri Perëndia njeriun.
7Ju, pra, shtohuni e shumohuni, mbushni tokën e shumohuni mbi të».
8Atëherë Perëndia i tha Noeut e bijve të tij: 9«Ja, unë po e lidh besëlidhjen time me ju e me pasardhësit tuaj pas jush, 10me çdo qenie të gjallë që është me ju, me shpendët, bagëtitë e çdo kafshë të egër që është me ju, me ato që dolën nga arka e me çdo kafshë të tokës. 11Po e lidh besëlidhjen time me ju që të mos vdesë më asnjë qenie e gjallë nga ujërat e përmbytjes e të mos ketë më përmbytje për të shkatërruar tokën». 12Perëndia tha: «Për gjithë breznitë e ardhshme, kjo është shenja e besëlidhjes që unë po bëj mes meje e jush dhe me çdo qenie të gjallë që është me ju. 13Kam vënë mbi re harkun#9.13 të tjerë: ylberin tim dhe ai do të jetë shenjë e besëlidhjes mes meje e tokës. 14Kur ta mbuloj tokën me re e harku të shfaqet mbi to, 15do të kujtoj besëlidhjen time mes meje e jush dhe me çdo lloj qenie të gjallë, kështu ujërat nuk do ta përmbytin më e nuk do të shkatërrojnë tërë qeniet e gjalla. 16Kur harku të jetë mbi re, do ta shoh e do të kujtoj besëlidhjen e përjetshme mes Perëndisë e çdo lloj qenieje të gjallë mbi tokë». 17Perëndia i tha Noeut: «Kjo është shenja e besëlidhjes që kam vendosur mes meje e çdo qenieje të gjallë mbi tokë».
Bijtë e Noeut
18Bijtë e Noeut që dolën nga arka ishin Semi, Kami e Jafeti. Kami ishte ati i Kanaanit. 19Këta të tre ishin bijtë e Noeut dhe prej tyre u popullua e gjithë toka.
20Noeu filloi të kultivojë tokën#9.20 ose: Noeu ishte bujku i parë e mbolli një vresht. 21Ai piu verë, u deh e u zhvesh në mes të tendës. 22Kami, ati i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit dhe u tregoi dy vëllezërve që ishin jashtë. 23Atëherë Semi e Jafeti morën një rrobë, e vunë mbi krahë dhe duke ecur mbrapsht mbuluan lakuriqësinë e të atit. Ishin me fytyrë mbrapa e kështu nuk e panë lakuriqësinë e të atit. 24Kur i doli pija, Noeu mori vesh se çfarë i kishte bërë djali i vogël 25e tha:
«Mallkuar qoftë Kanaani!
Shërbëtor i shërbëtorëve do të jetë për vëllezërit e vet!».
26Po ashtu tha:
«Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Semit.
Kanaani qoftë shërbëtori i tij!
27Perëndia i zgjeroftë kufijtë e Jafetit e ky banoftë në tendën e Semit.
Kanaani qoftë shërbëtori i tij!».
28Pas përmbytjes Noeu jetoi treqind e pesëdhjetë vjet. 29Kështu, Noeu jetoi nëntëqind e pesëdhjetë vjet dhe vdiq.
Currently Selected:
Zanafilla 9: AL
Qaqambisa
Share
Copy
Ufuna ukuba iimbalasane zakho zigcinwe kuzo zonke izixhobo zakho? Bhalisela okanye ngena
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020