MATTHEUT Krej 7.
Krej 7.
1Mos gjykoni, që të mos gjykoneni,
2Sepse me çfarë gjyqi gjykoni, do të gjykoneni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ua masënë përsëri.
3Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj, edhe tranë që është ndë syt tënt nuk’e ndien?
4A si do t’i thuaç tyt vëllaj: Le të nxier lëmishtenë nga syri yt, edhe ja trari tek është ndë syt tënt?
5Ipokrit, nxir më përpara tranë nga syri yt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë nga syri tyt vëllaj.
6Mos epni gjën’ e shënjtëruarë qenvet, as mos hithni margaritarëtë tuaj përpara derravet, se mos i shkelnjën’ ata me këmbët’ e tyre, edhe pastaj këthenen’ e u shkelnjën’ edhe juve.
7Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni edhe do të gjeni; trokollini, edhe do t’u hapetë juve;
8Sepse kushdo që lypën merr, edhe ay që kërkon gjen, edhe ati që trokollin do t’i hapetë.
9A cili ësht’ay njeri nga ju, ndë lyptë i biri bukë, mos do t’i apë ati gur?
10Edhe ndë lyptë peshk, mos do t’i apë ati gjarpër?
11Ndë qoftë pra se ju që jeni të liq, dini t’u epni dhëna të mira bijvet tuaj, sa më tepër’ Ati juaj që është ndë qiejet, do t’u apë të mira atyre që lypënë nga ay?
12Gjithë sa të doni pra t’u bënjënë juve njerëzitë, kështu bëni edhe ju atyre, sepse kyj është nomi edhe profitëritë.
13Hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse e gjerë është dera, edhe e hapët’ ësht’ udha që shpie ndë të humburitë, edhe shumë vetë jan’ata që hynjënë ndëpër atë.
14Sepse e ngushtë është dera, edhe e shtrënguar’ësht’ udha që shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata që e gjenjën’ atë.
15Edhe ruhi nga profitërit’e rrem, të cilëtë vinjënë te ju me të veshura dhënsh, po përbrënda jan’ ujq që rrëmbenjënë.
16Nga pemët’e tyre do t’i njihni ata; sos mbëledhënë rrush nga drizatë, a fiq nga murrizatë?
17Kështu çdo druj’ e mirë bën pemë të mira; po druj’ e dobëtë bën pemë të liga.
18Druj’ e mirë s’munt të bënjë pemë të liga, as drurj’ e dobëtë të bënjë pemë të mira.
19Çdo dru që s’bën pemë të mirë, këputetë e hidhetë ndë ziarr.
20Përandaj nga pemët’e atyre do t’i njihni ata.
21Nukë do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet kushdo që më thotë: Zot, Zot; po ay që bën dashurimn’e tim Et që është ndë qiejet.
22Shumë vetë do të më thonë nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profitepsëm mb’ emërit tënt, edhe mb’ emërit tënt nxuarëm diaj, edhe mb’ emërit tënt bëm shumë çudira.
23Po atëherë do t’u rrëfenj atyre, se kurrë nuk’ u kam njohurë juve; ikëni prej meje ju që keni punuarë paudhërinë.
24Kushdo pra që dëgjon këto fialët’e mia, edhe i bën ato, do ta gjanj atë me një njeri të mënçim që ndërtoj shtëpin’e ti mbi shkëmp të gurit;
25Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpie, po nuk’ u rrëzua; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt të gurit.
26Po kushdo që dëgjon këto fialët’e mia, edhe nuk’ i bën, do t’i gjanjë një njeriu të marrë, që ndërtoj shtëpin’e ti mbi rërët;
27Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpi, edhe u rrëzua; edhe të rrëzuarit’e asaj ishte të math.
28Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, gjëndëja tmeroneshinë për mësimin’e ati.
29Sepse i mësonte ata sikurse të kishte pushtet, e jo si shkronjësitë.
اکنون انتخاب شده:
MATTHEUT Krej 7.: DERKK79
هایلایت
به اشتراک گذاشتن
کپی

می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید
Interconfessional Bible Society of Albania.