MATTHEUT Krej 8.
Krej 8.
1Edhe ay kur sbriti nga mali, i vanë prapa shumë gjëndëje.
2Edhe ja tek erdhi një i krromosur’ e iu fal ati, tuke thënë: Zot, ndë daç, munt të më qëronjç.
3Edhe Jisuj ngjati dorënë, edhe e preku, tuke thënë: “Dua, qëronu.” Edhe përnjëherë iu qërua krroma.
4Edhe Jisuj i thot’ati: “Shiko mos i thuaç ndonjëjt, po shko e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe shpierë dhurëtinë që ka urdhëruarë Moisiu për martiri mb’ata.”
5Edhe [Jisuj] kur hyri ndë Kapernaum, i erdhi përanë një urdhër-qindës, tuke lutur’ ati, e tuke thënë:
6Zot, shërbëtori im dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundonetë keq.
7Edhe Jisuj i thot’ati: “Unë do të vinj e do ta shëronj.”
8Edhe urdhër-qindësi u përgjeq e tha: Zot, nukë jam i zoti të më hynjç ndënë strehët; po thuaj vetëmë një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë.
9Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhërë, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Shko”, edhe vete; edhe tiatërit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim:
10“Bëj këtë”, edhe e bën. Edhe Jisuj kur dëgjoj u çudit, e u tha atyre që i vininë prapa: “Me të vërtetë u them juve, se as ndë Israil nukë kam gjeturë kaqë besë.
11Edhe po u them juve, se shumë vetë do të vinjënë nga të lindurit’e nga të perënduarit’ e diellit, edhe do të rrinë në mësallë bashkë me Avraaminë, e me Isaakun’ e me Jakovinë ndë mbëretërit të qiejevet,
12Po të bijt’ e mbëretërisë do të hidhenë nd’ errësirët të përjashtëme; atie ku do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’e dhëmbëvet.”
13Edhe Jisuj i tha urdhër-qindësit: “Shko, edhe t’u bëftë sikundrë mbesove”, edhe shërbëtori ati u shërua mb’ atë herë.
14Edhe Jisuj kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të viehërrën’e ati te po dergjej ndër ethe.
15Edhe e zuri atë prej dore, edhe e lan ethetë; edhe ajo u ngrit e u shërbente atyre.
16Edhe si u ngrys, i prun’ ati shumë të diallosurë; edhe ay nxori frymat’ e ndyra me fialë, edhe shëroj gjith’ ata që kishinë keq;
17Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isai, që thotë: “Ay mori sëmundatë tona, edhe mbajti lëngatatë”.
18Edhe Jisuj kur pa shumë gjëndëje rreth vetëhesë ti, urdhëroj që të shkonjënë përtej.
19Edhe një shkronjës u afërua e i tha ati: Mësonjës, do të vinj prapa teje kudo që të veç.
20Edhe Jisuj i thot’ati: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’e qiellit fole; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.”
21Pastaj një tiatër nga nxënësit’ e ati i thotë: Zot, lë-më përpara të vete të kllas ndë varr tem atë.
22Po Jisuj i tha ati: “Eja pas meje, edhe lërë të vdekuritë të kllasënë ndë varr të vdekurit’e tyre.”
23Edhe kur hyri ndë lundrët, i vanë pas nxënësit’e ati.
24Edhe ja tek u bë një tërmet i math ndë det, kaqë sa po mbulonej lundra nga valëtë; po ay flinte.
25Edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë edhe e ngritnë atë, tuke thënë: Zot, shpëto-na, se po humbasëmë.
26Edhe ay u thotë atyre: “Përse jeni frikacarë, o besë-pakë?” Atëhere u ngrit e qërtoj erërat’ edhe detinë, edhe u bë bunacë e madhe.
27Edhe njerëzitë çuditeshinë, e thoshinë: Çfarë njeriu është kyj, që edhe erërat’edhe deti e dëgjonjënë?
28Edhe ay kur erdhi mb’anët të tejme, ndë dhet të Gjergjesinëvet, i duallë përpara dy të diallosurë dalë nga varretë, fort të egërë, kaqë sa s’munt të shkonte njeri përanë asaj udhe.
29Edhe ja tek bërtitnë tuke thënë: Ç’ke me ne edhe ti, o Jisu, i bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu përpara kohësë që të na mundonjç?
30Edhe lark atyre ishte një turm’ e madhe derrash tuke kulloturë.
31Edhe diajt’ i luteshin’ati, e i thoshinë: Ndë na nxierrç që këtej, lë-na të shkojmë ndë turmët të derravet.
32Edhe ay u tha atyre: “Shkoni.” Edhe ata duallnë e shkuanë ndë turmët të derravet. Edhe ja gjithë tuf’ e derravet tek u turr nga gremina, e ranë ndë det, edhe ngorthnë ndër ujërat.
33Edhe barinjtë iknë e erthnë ndë qytet, e dhanë zë për të gjitha, edhe për punët të diallosurëvet.
34Edhe ja gjithë qyteti te dolli përpara Jisujt; edhe kur pan’atë, iu lutnë ati që të dalë nga sinoret’e atyre.
اکنون انتخاب شده:
MATTHEUT Krej 8.: DERKK79
هایلایت
به اشتراک گذاشتن
کپی

می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید
Interconfessional Bible Society of Albania.