Mateu 7
7
Për gjykimin
1«Mos gjykoni, që të mos gjykohenit. 2Me gjykimin me të cilin gjykoni do të gjykoheni e me masën me të cilën do të matni do t'ju matet. 3Pse shesh ashklën në synin e vëllait tand, porse traun në synin tand nuk e vëren? 4Ose, si i thue vëllait tand: "Më len ta heq ashklën prej synit", kur ja që ke traun synin tand? 5Skuth! Hiq ma parë traun nga syni yt e atëherë do të shohësh mirë me heqë ashklën nga syni i vëllaut tand.
6Mos u jepni qenve çka asht e shenjtë e mos ua hidhni perlat derrave, që të mos i shkelin me kambë e të kthehen me ju coptue ju».
Kush lyp, merr
7«Lypni e do t'ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t'ju çelet. 8Po, kushdo që lyp, merr. Kush kërkon, gjen. Kujt troket, do t'i çelet. 9A ka ndonjë njeri prej jush, që, po t'i lypte i biri bukë, ai do t'i jepte gurë? 10Apo që, po t'i kërkonte peshk, do t'i jepte gjarpën? 11Nëse ju, që jeni të ligj, dini me u dhanë fëmijëve tuej dhurata të mira, aq ma shumë Ati juej që asht në qiell do t'u japë të mira atyne që ia kërkojnë.
12Gjithçka dëshironi që njerëzit të bajnë për ju, ashtu bani edhe ju për ta. Ky asht ligji e profetët».
Dy udhët
13«Hyni nëpër derë të ngushtë, se e gjanë asht dera dhe e haptë asht rruga që çon në rrënim e të shumtë janë ata që hyjnë nëpër të. 14Por e ngushtë asht dera dhe e shtrënguet asht rruga që çon në jetë e të paktë janë ata që e gjejnë».
Profetët e rremë
15«Kini kujdes nga profetët e rremë, që vijnë ndër ju të maskuem si dele, porse përmbrenda janë ujq të pangopshëm. 16Prej fryteve të tyne do t'i dalloni. Mos vilet rrush nga ferrat, apo fiq nga murrizat? 17Njësoj, çdo pemë e mirë jep fryte të bukura, kurse pema e çartun jep fryte të këqija. 18Nuk mundet nji pemë e mirë me dhanë fryte të këqija, as pema e çartun me dhanë fryte të bukura. 19Çdo pemë që nuk jep fryt të bukur duhet me u pre e me u hedhë në zjarr. 20Prandaj, prej fryteve të tyne do t'i dalloni».
Nxanësi i vërtetë
21«Jo kushdo që rrin tue më thanë: "O Zot, o Zot!" do të hyjë në mbretninë e qiejve, por ai që kryen vullnetin e Atit tim, që asht në qiej. 22Shumë vetë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuem në emnin tand, e në emnin tand nxorëm djajtë, e në emnin tand bamë mrekulli?" 23E atëherë do t'u tham haptas: "Kurrë s'ju njoha. M'u shporrni, ju që bani mbrapshti!"».
Shtëpia mbi shkamb
24«Tash, kush i ndigjon këto fjalë të miat dhe i zbaton, i përngjan një burri të urtë, që e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkamb, 25ra shiu, vërrshuen lumejtë, fryen ernat e u përplasën mbi atë shtëpi, por ajo nuk u shemb, se ishte e themelueme mbi shkamb. 26Kush i ndigjon këto fjalë të miat e nuk i zbaton, i ngjan një njeriu të marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi ranë, 27ra shiu, vërrshuen lumejtë, fryen ernat e u përplasën me atë shtëpi dhe ajo shtëpi u shemb e rrëzimi i saj kje i madh».
28Mbasi Jezusi i kreu këto fjalime, turmat mbetën të mahnituna prej mësimit të tij. 29Ai i mësonte si dikush që ka pushtet e jo si shkrojsat e tyne.
Zvasarudzwa nguva ino
Mateu 7: DHRG
Sarudza vhesi
Pakurirana nevamwe
Sarudza zvinyorwa izvi
Unoda kuti zviratidziro zvako zvichengetedzwe pamidziyo yako yose? Nyoresa kana kuti pinda
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania