Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

DITA 2 NGA 7

"Zgjimi - Vjen në Shqisat e tua"

Shpesh na mungojnë alarmet që tingëllojnë në jetën tonë, sepse nuk jemi të ndjeshëm ndaj tyre. Alarmi i butë i harpës nuk do ta bëjë punën—duhet alarmi i fortë për të na zgjuar. Pra, në vend që t'i përgjigjemi alarmit në kohë, ne vazhdojmë të shtyjmë zilen e alarmit. Alarmi bëhet gjithnjë e më i fortë, derisa përfundimisht bëhet aq i pakëndshëm, sa nuk mund ta injorojmë më gjatë. Kështu që zgjohemi, fërkojmë sytë, shikojmë përreth për të gjetur derrat e djemve plangprishës që na rrethojnë dhe pyesim veten se si erdhën deri këtu.

Ja ku është pyetja ime për ty: A po bien alarme tani në jetën tënde?

Në Shkrimet e Shenjta ka një numër shembujsh, se si Zoti na dërgon alarme. Shpesh herë alarmi tingëllon herët për të na zgjuar, para se gjërat të jenë prishur. Ndonjëherë njerëzit mendojnë, se duhet të prekin fundin para se të vijnë në vete, por nëse Zoti po përpiqet të zgjojë tani, për të të shpëtuar nga thyerja e zemrës në Vendin e Largët më vonë?

2 Kronikave 36:15, flet se si Zoti jep alarmin për të paralajmëruar popullin e tij. Shprehja "duke u ngritur herët" nuk do të thotë që Zoti u ngrit herët nga shtrati. Përkundrazi, kuptohet më mirë si "ndërmarrja e veprimeve herët". Në këtë kontekst, kjo do të thotë, se Ai dha alarmin aq shpejt, sa u perceptuan problemet.

Dhe pastaj lexojmë pse Ai na paralajmëroi: "... sepse ai kishte mëshirë për njerëzit e tij..." Këto alarme janë për të mirën tonë, sepse Zoti na do.

* A ka ndonjë alarm që ke injoruar, duke zgjedhur ta shtysh sa më shumë në vend që të zgjohesh? A mund të mendosh për ndonjë kohë, kur Zoti të dha alarmin herët për të shpëtuar nga dhimbjet/mëkatet që do vinin më vonë?

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/aha/