Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

DITA 5 NGA 7

"Ndershmëria–Ndershmëria që Sjell Shërimin"

Shumica e të Krishterëve e kuptojnë dhe e pranojnë rëndësinë e të qenit të sinqertë, si me veten e tyre dhe me Perëndinë. Tek 1 Gjonit, Bibla na tregon se kur i’a rrëfejmë mëkatet tona Perëndisë, Ai është besnik dhe i drejtë që të na i falë mëkatet tona dhe të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Bibla thotë gjithashtu, që Jezusi mori dënimin që ne meritonim mbi Veten, kur vdiq në kryq. Jezusi vdiq për mëkatet e mia, kështu që kur t’i rrëfej, Zoti i fal ato.

Zakonisht, ne i themi vetes se nuk ka pse të shkojë më tej se kaq: "Nëse jam i sinqertë me veten dhe me Zotin, mjafton." Por AHA kërkon më shumë.

Jakobi 5:16 flet për rrëfimin e mëkateve tona tek njëri-tjetri dhe lutjen për njëri-tjetrin "që të shërohemi". Kur jemi të sinqertë me Zotin për mëkatet tona, Ai na fal, por kur jemi të sinqertë me të tjerët, ne gjejmë shërim.

Çfarë do të thotë "shërim"?

Epo, praktika e rrëfimit të mëkateve tona tek njëri-tjetri, na bën të përgjegjshëm dhe na ndihmon të gjejmë inkurajimin që na nevojitet, për të thyer ciklin e luftës sonë. Kur marrim atë që kemi mbajtur në errësirë ​​dhe e tërheqim duke shkelmuar dhe ulëritur në dritë, zbulojmë se ajo humbet shumë nga fuqia e saj mbi ne.

Dhe shërimi për të cilin flet Jakobi, është më i drejtpërdrejtë sesa mund të mendosh. Shiko këtë: Një libër shkollor laik bashkëkohor i psikologjisë me titull "Përballja me Stresin", konfirmon fuqinë shëruese të rrëfimit. Autori pohon se, “njerëzit që kanë tendencë të mbajnë sekrete kanë mesatarisht më shumë çrregullime fizike dhe mendore, sesa njerëzit që nuk e bëjnë këtë… [duke përfshirë] ankth më të madh, depresion, dhe simptoma të trupit, si dhimbje shpine dhe dhimbje koke… Sikleti fillestar i rrëfimit, shpesh tejkalohet nga lehtësimi që vjen kur tregojmë aspektet sekrete të errëta të vetvetes."

Fjalët e Urta 28:13 u japin jehonë këtyre zbulimeve: "Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën."

*Si të ka ndihmuar në të kaluarën, akti i rrëfimit të mëkateve tua tek të tjerët? A ka ndonjë mëkat sekret që ke e mbajtur, duke mos dashur ta ekspozosh atë në dritë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/aha/