Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Transformimi i Djalit Plangprishës me Kyle IdlemanShembull

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

DITA 3 NGA 7

“Zgjimi–Të Shuash Urinë"

Së fundmi lexova për një eksperiment të bërë, nga psikologu Jonathan Haidt. Ai zbuloi një ushtrim hipotetik tërheqës, që ishte pak a shumë kështu:

Pjesëmarrësve i'u dha një përmbledhje e jetës së një personi dhe i'u kërkua që ta lexonin atë. Pastaj, i'u kërkua të imagjinonin se ky person ishte vajza e tyre. Kjo është historia e pashmangshme e jetës së saj. Ajo s'ka lindur akoma, por do të vijë së shpejti, dhe kështu do të shkojë jeta e saj. Më pas, pjesëmarrësit kishin 5 minuta ta redaktonin historinë e saj. Me gomën në dorë, ata mund të hiqnin çfarë të dëshironin nga jeta e saj.

Pyetja për pjesëmarrësit ishte: Çfarë është gjëja e parë që do të fshini?

Shumica prej nesh në mënyrë instiktive dhe të furishme, do të fillonim të fshinim pjesën e paaftësisë për të mësuar dhe aksidentin me makinë, si dhe sfidat financiare. Ne i duam fëmijët tanë dhe do dëshironim që ata të kishin një jetë pa ato vështirësi, dhimbje apo pengesa. Të gjithë ne do preferonim që jeta e fëmijëve tanë, të ishtë pa dhimbje dhe ankth.

Por pyete veten tënde: A është kjo me të vërtetë më e mira?

A mendojmë ne me të vërtetë, se një jetë e privilegjuar dhe pa luhatje, do t'i bënte fëmijët tanë të lumtur? Po sikur të fshish një rrethanë të vështirë, që do t'i kishte zgjuar ata për t'u lutur? Po sikur të fshije një vështirësi, që do u kishte treguar atyre, të ishin të lumtur pavarësisht nga rrethanat? Po sikur të fshije disa dhimbje dhe vuajtje, që mund të bëheshin katalizatori që Perëndia përdor në jetën e tyre, për ta thirrur Atë. Po sikur të fshije një situatë të vështirë që i zgjon ata, për qëllimin e Perëndisë për jetën e tyre?

Mund të tingëllojë ashpër ta thuash, por kontribuesi numër një i rritjes frymërore nuk janë predikimet, librat, apo grupet e vogla; kontribuesi numër një drejt rritjes frymërore, janë rrethanat e vështira. Mund të ta them këtë nga eksperiencat e mia personale, nga leximet e anketave mbi rritjen frymërore, dhe nga anektodat e dëshmive të mia, pasi kam folur me mijëra njerëz gjatë viteve. AHA vjen nga vuajtja, nga pengesat dhe nga sfidat e jetës. Shumë njerëz mund të tregojnë për ato momente, si momentet më kryesore për zgjimin frymëror.

*Në çfarë kohe në jetën tënde ke përjetuar rritjen frymërore më të madhe? A ishin kohërat e bollëkut, apo kohë të vështira? A po përpiqet Perëndia tani, të të rritë nëpërmjet disa sprovave apo rrethanave të vështira?

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Prodigal Son Transformation With Kyle Idleman

Marrë nga libri i tij "AHA", bashkohu me Kyle Idleman ndërsa ai zbulon 3 elementet që mund të na sjellin më afër me Perëndinë dhe për të ndryshuar jetën tonë për mirë. A je gati për momentin e Perëndisë që ndryshon gjithçka?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/aha/