Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjashtë Hapa për Udhëheqjen Tënde më të MirëShembull

Six Steps To Your Best Leadership

DITA 1 NGA 7

Një Disiplinë për të Filluar

Nusja ime Amy, fëmijët e mi, dhe stafi im do të të thonin që zhvillimi i udhëheqësve nuk është vetëm diçka që unë dua të bëj, por është një pjesë e madhe e kush unë jam. Unë besoj kur lideri bëhet më i mirë, të gjithë bëhen më të mirë.

Këtu është një pyetje që duhet të konsiderosh: "A është udhëheqja e njerëzve thjesht diçka që unë dua të bëj, apo është pjesë e kush unë jam"?

Përgjigja jote ka rëndësi, sepse shumica e liderave plotësojnë planet e tyre të zhvillimit me synime për të bërë : "Unë dua të bëj më shumë me fëmijët e mi, do të bëj akte mirësisë të rastësishme për gruan time, do të bëj më shumë për të fuqizuar njerëzit që unë udhëheq." Sidoqoftë, udhëheqësit më me ndikim bëjnë qëllime (së cili?): "Unë do të jem një nënë e durueshme e cila do shumë, do të jem një burrë i cili mbështet gruan time dhe e do atë mirë, do të jem një menaxher i cili udhëheq me shembull."

Udhëheqësit më me ndikim fillojnë me “cilin” dhe e lënë “bërjen” të rrjedhë nga aty.

Edhe sipas standardeve laike, Jezusi është pa dyshim udhëheqësi më me ndikim që ka jetuar ndonjëherë. Ai punoi në hapësirën publike vetëm për tre vjet dhe në atë kohë fitoi dhjetëra mijëra ndjekës. Dy mijë vjet më vonë, libri më i shitur i të gjitha kohërave tregon historinë e jetës së Tij, dhe miliarda njerëz nga çdo pjesë e botës kanë përkushtuar tërë jetën e tyre për ta ndjekur Atë.

Shtatë herë në librin e Gjonit, Jezusi bëri deklarata përcili të fuqishme. Ndërsa i lexon ato sot, do të vësh re që secila deklaratë rrjedh në mënyrë të përsosur në atë që Ai bëri dhe akoma bën në botën tonë.

Kur e di kush je, do të dish se çfarë të bësh. Më saktësisht, ti mund të pyesësh veten, "çfarë do të bënte personi që unë dua të bëhem?" Çfarëdo që të vendosësh të bësh, të rekomandoj të fillosh me një gjë të vogël. Disiplina të vogla të bëra vazhdimisht çojnë në rezultate të mëdha me kalimin e kohës.

Nëse do të jesh një udhëheqës që kujdeset, ndoshta do të shkruash të paktën një shënim inkurajues në ditë. Nëse do të jesh një person i organizuar, ndoshta fillo vetëm të rregullosh shtratin tënd. Nëse do të jesh një udhëheqës që ndjek zemrën e Zotit, me siguri ke dëshirë të fillosh të bisedosh me Të çdo mëngjes. Bëj atë që të shtyn të bëhesh se cili dëshiron të jesh si lider.

Fol me Perëndinë: Zot, Ti më ke krijuar; Ti më njeh mua. A do të më japësh fjalët që të di kush jam dhe forcën që të di çfarë të bëj?

Kontrollo mësimin tim dixhital audio të udhëheqjes për më shumë si kjo .

Dita 2

Rreth këtij plani

Six Steps To Your Best Leadership

Je gati të rritesh si udhëheqës? Craig Groeschel shpalos gjashtë hapa biblike që çdokush mund të ndërmarrë për t'u bërë një udhëheqës më i mirë. Zbulo një disiplinë si fillim, guximin për të ndaluar, një person për të fuqizuar, një sistem për të krijuar, një marrëdhënie për të filluar, dhe rrezikun që ti duhet të marrësh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme