Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjashtë Hapa për Udhëheqjen Tënde më të MirëShembull

Six Steps To Your Best Leadership

DITA 5 NGA 7

Një Marrëdhënie për të Filluar

Ne e filluam këtë Plan Biblik, duke marrë vendimin të vendosim “cili” para asaj që “bën”. Nëse do të ndryshosh cili je, do të duhet të ndryshosh me kë je.

Apostulli Pal, i cili është përgjegjës për shkrimin e pjesës më të madhe të Testamentit të Ri, përjetoi një nga ndryshimet e jetës më dramatike në Bibël. Ndryshimi në jetën e tij ishte aq epik, saqë ai madje ndryshoi emrin nga Saul në Pal.

Sauli i urrente të Krishterët dhe donte që ata të vdisnin. Pali i donte të Krishterët për pjesën tjetër të jetës së tij. Sauli përçmonte ndjekësit e Jezusit dhe udhëtonte për t'i kapur. Pali e takoi Jezusin rrugës dhe udhëtoi për ta bërë të njohur. Sauli kaloi kohë me njerëz fetarë duke u përpjekur të shkonte drejt Zotit. Pali e kaloi kohën e tij me njerëz të dërrmuar, duke e lënë Perëndinë të punonte mënyrën e Tij në të.

Së pari, Pali u takua me Jezusin që i tregoi dritën. Pastaj ai u takua me Ananiasin, që e ndihmoi të gjente forcë të re dhe të shikonte qartë (në kuptimin e plotë të fjalës). Pastaj ai u takua me Barnabën, i cili përkrahi Palin dhe e prezantoi me udhëheqësit kryesorë të Kishës, kur ata ende kishin frikë prej tij. Lista vazhdon dhe sot Pali është ndoshta një nga udhëheqësit më efektivë në histori.

Ashtu si Pali, ti mund të jesh një marrëdhënie larg ndryshimit të rrjedhës së fatit tënd. Kur bëhet fjalë për të kaluar kohë me të tjerët, mos u përgjigj vetëm njerëzve që pyesin. Kalo kohë me njerëz që të tendosin, që të japin shtysë, dhe madje të hutojnë.

Mëso nga Pali dhe takohu me dikë që ti kritikon. Ne shpesh gjykojmë atë që nuk e kuptojmë. Mos u tako thjesht me njerëz të moshën tënde, në fushën tënde të punës, ose me përvojë të ngjashme. A ke ngecur? Gjej dikë disa hapa përpara teje. Nëse je 30 vjeç, takohu me një 40-vjeçar dhe pyete atë si mendon ndryshe tani nga kur ishte 30 vjeç.

Eja i përgatitur të dëgjosh shumë, të bësh pyetje të shkëlqyera, dhe të ndjekësh shembuj të mirë. Mos kopjo vetëm atë që bëjnë të tjerët, por mëso se si ata mendojnë.

Dhe së fundi, nëse nuk ke filluar ende një marrëdhënie me Jezusin, mund të jesh një marrëdhënie larg ndryshimit të rrjedhës së fatit tënd. E di që ka qenë e vërtetë për mua. Shkrimi i fundit i leximit të sotëm është përshkrimi i Apostullit Pal se si mund të duket kjo.

Fol me Perëndinë: Zot, Ti e di se cili më ke bërë të jem. Mund të më ndihmosh të shoh se me kë duhet të takohem? Më jep mençurinë dhe forcën për të ndjekur marrëdhëniet e duhura.

Na bëj të ditur nëse je duke vendosur të fillosh një marrëdhënie me Jezusin .

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Six Steps To Your Best Leadership

Je gati të rritesh si udhëheqës? Craig Groeschel shpalos gjashtë hapa biblike që çdokush mund të ndërmarrë për t'u bërë një udhëheqës më i mirë. Zbulo një disiplinë si fillim, guximin për të ndaluar, një person për të fuqizuar, një sistem për të krijuar, një marrëdhënie për të filluar, dhe rrezikun që ti duhet të marrësh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme