Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjashtë Hapa për Udhëheqjen Tënde më të MirëShembull

Six Steps To Your Best Leadership

DITA 3 NGA 7

Një Person për të Fuqizuar

Një nga gjërat e para që bëri Jezusi në tre vitet e tij të punës publike në tokë, ishte gjetja e njerëzve për të fuqizuar. Ai gjeti 12, por ti nuk je Jezusi, kështu që mbase fillo me një?

Nëse nuk i fuqizon të tjerët, këtu është një premtim—do të bëhesh pengesë në punën që po bën. Puna jote nuk ka sukses nga ato që bën; puna jote është e suksesshme falë atyre që fuqizon.

Nëse Jezusi, Biri i Perëndisë, mbështetej te njerëzit për t'i bërë gjërat, ne nuk kemi të ngjarë të ndërtojmë diçka të madhe vetëm. Ndërto njerëz dhe së bashku do të ndërtoni diçka të shkëlqyeshme.

Dje folëm rreth guximit për të ndaluar. Ti madje mund të kesh nevojë të ndalosh detyra të rëndësishme që të pëlqejnë. Nëse ke një raport, një detyrë, ose një projekt të ardhshëm, mendo ta delegosh atë. Nëse dikush mund të bëjë diçka 50 përqind aq mirë sa ti me potencialin për tu zhvilluar, delegoi dhe shikoi ata të rriten.

Veprimi i parë i madh i Jezusit, ishte gjetja e njerëzve për të fuqizuar dhe veprimi i Tij i fundit në tokë, ishte të delegonte disa nga veprat e Tij më të rëndësishme, tek të gjithë ndjekësit e Tij. Ne zakonisht e quajmë atë Komisioni i Madh, dhe herën e fundit që e kontrollova, funksionon.

Çfarë mund të dhurosh? Kujt mund t’ia japësh? Si do t'i zhvillosh dhe trajnosh ata?

Kur ti fuqizon njerëzit e duhur, ata ndihen të vlerësuar, ata rriten në udhëheqjen e tyre, ti mund të përqendrohesh diku tjetër, dhe çdo gjë që po udhëheq do të bëhet më e fortë.

Mund të kesh kontroll mbi punën tënde, ose mund të kesh rritje, por nuk mund ti kesh të dyja. Kë do të fuqizosh?

Fol me Perëndinë: Zot, faleminderit që më besove për të udhëhequr disa nga njerëzit e Tu. Kë duhet të fuqizoj? Për çfarë duhet t'i fuqizoj ata të bëjnë?

Shiko episodet 16 dhe 17 të mësimit tim dixhital për më shumë .

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Six Steps To Your Best Leadership

Je gati të rritesh si udhëheqës? Craig Groeschel shpalos gjashtë hapa biblike që çdokush mund të ndërmarrë për t'u bërë një udhëheqës më i mirë. Zbulo një disiplinë si fillim, guximin për të ndaluar, një person për të fuqizuar, një sistem për të krijuar, një marrëdhënie për të filluar, dhe rrezikun që ti duhet të marrësh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.craiggroeschel.com/

Plane të ngjashme