Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Bibla Është e GjallëShembull

كلمة الله حية

DITA 1 NGA 7

Bibla Është e Gjallë

Bibla është Fjala e Perëndisë për ne. Është një rrëfim i shkruar që Zoti e ka treguar përmes njerëzve, që flet për karakterin e Tij dhe planet e Tij për të shpëtuar dhe restauruar njerëzimin. Dhe për shkak se është frymëzuar nga Zoti, çdo pjesë e Shkrimit ka fuqinë të na këshillojë, dënojë dhe ndryshojë.

Mendo për një kohë kur ke ndjerë që mendja jote është ripërtërirë, ose ke parë një pjesë të jetës tënde të transformuar. Nëse lexon ose dëgjon Shkrimin rregullisht, ke përjetuar fuqinë e tij për të të frymëzuar, inkurajuar dhe madje sfiduar.

Bibla është më shumë se një mësim historie. Edhe pse po rrëfen atë që Zoti ka bërë, po na tregon gjithashtu se çfarë Zotido të bëjë. Është shfaqje e një tregimi që Zoti ka zbuluar gjatë historisë; një histori që Ai dëshiron të vazhdojë të tregojë përmes nesh.

Fjala e Perëndisë ka lëvizur në zemrat e njerëzve që nga fillimi i kohës dhe frymëzimi i saj ka shkaktuar në transformimin e qyteteve, kombeve dhe kontinenteve.

Kështu që këtë javë, le të festojmë sesi Bibla është e gjallë dhe aktive në botën tonë duke parë rrëfimin që Perëndia ka treguar përmes të krishterëve gjatë historisë - një rrëfim që tregon aftësinë e Biblës për të depërtuar përmes errësirës, për të sjellë shpresë, për të restauruar jetë dhe për të ndryshuar botën.

Dita 2

Rreth këtij plani

كلمة الله حية

Që nga fillimi i kohërave, Fjala e Perëndisë ka restauruar në mënyrë të vazhdueshme zemra dhe mendje—dhe Perëndia ende nuk ka mbaruar. Në këtë plan të veçantë 7-ditor, le të festojmë fuqinë jetë-ndryshuese të Shkrimit duke parë më nga afër se si Zoti është duke përdorur Biblën për të ndikuar në histori dhe për të ndryshuar jetë në të gjithë botën.

More

Ky Plan Biblik është krijuar dhe mundësuar nga YouVersion.