Bibla Është e GjallëShembull
Bibla Depërton Errësirën
Sumu nuk donte të kishte asnjë lidhje me Krishtërimin. Por në vitin 2017, shoqja më e ngushtë e Sumu dha dëshminë në kishën e saj të Zelandës së Re. Sumu shkoj për ta mbështetur atë ... dhe vazhdoi të kthehej sërisht. Ajo i dha jetën Jezusit më vonë atë vit, pak para se të shkonte në Indi.
Lundrimi në një fe të re në një vend të ri, pa komunitet të Krishterë, ishte rraskapitës dhe Sumu përfundimisht u bë aq e dëshpëruar saqë luftonte të ngrihej nga shtrati çdo ditë.
“Isha shumë e vetmuar dhe e kisha shumë të vështirë të lidhesha me njerëz. Unë humba autonominë dhe pavarësinë time kur u transferova në Indi, dhe shumë mendime toksike më erdhën në mendje. Dhe kjo gjëndje vazhdoi derisa pata mundësinë të lidhesha me Shkrimin në YouVersion, vetëm atëherë munda të ndryshojë mënyrën se si mendoja. "
YouVersion i dha Sumut një mënyrë për të qëndruar e lidhur me të Krishterë të tjerë dhe për të mësuar prej tyre përmes Planeve Biblike. Dhe që nga viti 2018, ajo ka përfunduar mbi 428 prej tyre.
Sa herë që Sumu ka një pyetje, ajo hap aplikacionin e saj YouVersion dhe kërkon Planet për atë temë. Dhe sa më shumë Plane të lexojë, aq më shumë i rritet besimi.
“Disa ditë filloj nga 11 Plane vetëm për të provuar të fus veten në të Vërtetën. Është një mundësi për të mësuar nga njerëzit që kanë qënë në vendin tënd dhe për të marrë inkurajim prej tyre. Unë kam mësuar se nuk jam vetëm në përpjekjet e mia. Unë mund të dëgjoj nga njerëz që kanë kaluar depresion dhe kanë dalë në anën tjetër, dhe kjo më ka ndihmuar të kuptoj se edhe ndjekësit e Jezusit luftojnë me shëndetin mendor. ”
Tani, sa herë që Sumu ndihet e vetmuar, e dëshpëruar ose e izoluar, ajo mundet të kapet pas premtimeve të Perëndisë dhe të mbajë çdo mendim që ka kundër asaj që thotë Jezusi për të.
“Ndonjëherë, kur je në depresion, të duhet vetëm një fjalë. Ky aplikacion ishte një ‘rrugë e shkurtër’ që më ndihmoi të kuptoj Biblën dhe besimin tim. Teknologjia është një mjet i mrekullueshëm, që mund të përdorim për t'u lidhur me besimin tonë. Unë nuk mendoj se do të isha këtu, nëse nuk do të kisha një mënyrë për t'u lidhur me Krishtin, sepse ato kohë ishin vërtet të errëta dhe Ai ishte burimi i vetëm i dritës që kisha - dhe ende kam. "
Për shkak të fuqisë së Fjalës së Perëndisë, izolimi mund të transformohet në lidhje dhe shpresa mund të zbulohet në mes të fatkeqësive.
Reflekto rreth historisë së Sumus për një moment dhe më pas kalo disa çaste duke folur me Perëndinë për stinën në të cilën je tani. Ndërsa e bën këtë, kërkoji Perëndisë të të zbulojë atë që është e vërtetë në lidhje me situatën tënde dhe pastaj kërko tek Shkrimet për fjalët e Tij të shpresës dhe inkurajimit. Lejo që drita e Tij të depërtojë çdo errësirë në jetën tënde.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Që nga fillimi i kohërave, Fjala e Perëndisë ka restauruar në mënyrë të vazhdueshme zemra dhe mendje—dhe Perëndia ende nuk ka mbaruar. Në këtë plan të veçantë 7-ditor, le të festojmë fuqinë jetë-ndryshuese të Shkrimit duke parë më nga afër se si Zoti është duke përdorur Biblën për të ndikuar në histori dhe për të ndryshuar jetë në të gjithë botën.
More