Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull
Zëvendësimi i hijeve
Theksi i librit të Hebrenjve është se Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, nuk erdhi thjesht që të përputhej me sistemin tokësor të shërbesës priftërore si prifti njerëzor më i mirë dhe përfundimtar. Ai erdhi që ta përmbushte, t’i jepte fund atij sistemi dhe ta drejtonte gjithë vëmendjen tonë te vetja e Tij. Së pari, Ai shërbeu për ne në kryqin e Kalvarit si flijimi ynë final dhe më pas në qiell si prifti ynë final.
Tabernakulli i Dhiatës së Vjetër, priftërinjtë dhe flijimet ishin hije. Tani realiteti ka ardhur dhe hijet kanë kaluar.
Këtu kemi një shembull të Adventit për fëmijët–dhe për secilin prej nesh që kemi qenë fëmijë dhe e mbajmë mend si ka qenë. Përfytyro sikur të ndaheshe nga mami në një dyqan ushqimoresh. Fillon të frikësohesh dhe të kap paniku, nuk e di nga të shkosh; shkon deri në fund të një rrugice dhe pak para se të fillosh të qarat, sheh në tokë, atje në fund të rrugicës, një hije që duket tamam si mamaja jote. Ti lumturohesh së tepërmi dhe tani ndien shpresë. Por cila është më e mirë? Lumturia e të parit të hijes apo mamaja që del nga cepi?
Kështu është edhe me rastin kur Jezusi vjen të jetë Kryeprifti ynë i madh. Kjo është Krishtlindja. Krishtlindja është zëvendësimi i hijeve me realitetin: Mami që shfaqet nga cepi i rrugicës dhe gjithë lehtësimi dhe gëzimi që kjo gjë i sjell një fëmije të vogël.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/