Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull
Përjetimi i realitetit për popullin e Tij
Krishti është Ndërmjetësi i besëlidhjes së re, sipas Hebrenjve 8:6. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se gjaku i Tij–gjaku i besëlidhjes (Luka 22:20; Hebrenjve 13:20)–bleu dhe siguroi përfundimisht dhe me siguri të plotë plotësimin e premtimeve të Perëndisë për ne.
Kjo do të thotë se Perëndia, sipas premtimeve të besëlidhjes së re, sjell transformimin tonë të brendshëm përmes Frymës së Krishtit.
Kjo do të thotë gjithashtu se Perëndia e arrin këtë transformim në ne përmes besimit–besim në atë që Perëndia është për ne në Krishtin.
Besëlidhja e re është blerë me gjakun e Krishtit, bëhet e efektshme përmes Frymës së Krishtit dhe përvetësohet me anë të besimit në Krishtin.
Vendi më i mirë për ta parë Krishtin të punojë si ndërmjetësi i besëlidhjes së re është Hebrenjve 13:20-21:
Dhe Perëndia i paqes, që e nxori lart prej së vdekurish, me anë të gjakut të besëlidhjes së amshuar, Bariun e madh të dhenve, Zotin tonë Jezu Krisht, ju bëftë të përsosur për çdo vepër të mirë, që të kryeni vullnetin e tij, duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij, përmes Jezu Krishtit, të cilit i qoftë lavdi në jetë të jetëve. Amen.
Fjalët “duke punuar në ju atë që është e pëlqyer përpara tij” përshkruajnë çfarë ndodh kur Perëndia e shkruan ligjin në zemrat tona në përputhje me besëlidhjen e re. Dhe fjalët “përmes Jezu Krishtit,” përshkruajnë Jezusin si ndërmjetësin e kësaj vepre të lavdishme të hirit të Tij sovran.
Prandaj, kuptimi i Krishtlindjes nuk është vetëm që Perëndia i zëvendëson hijet me realitetin, por gjithashtu që e sjell në jetë realitetin për popullin e Tij. Ai e shkruan në zemrat tona. Perëndia nuk e vendos dhuratën e Krishtlindjes, shpëtimin dhe transformimin poshtë një peme, nëse mund ta themi kështu, që ta marrësh me fuqitë e tua.
Ai e merr dhe e vendos në zemrën dhe mendjen tënde, dhe të jep vulën e sigurisë që je një fëmijë i Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/