Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për AdventinShembull

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

DITA 3 NGA 25

Vizita e shumëpritur

Vërejmë dy gjëra të jashtëzakonshme te Luka 1:68-71 nga fjalët e Zakarias, bashkëshortit të Elizabetës.

Së pari, nëntë muaj më herët, Zakaria s’pati besim se gruaja e tij do të lindte një fëmijë. Tani i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai është aq i sigurt për veprën shpenguese të Perëndisë në ardhjen e Mesias, saqë e vendos këtë në kohën e shkuar: “E ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” 

Për mendjen e besimit, një veprim që Perëndia ka premtuar, është i kryer tashmë. Zakaria kishte mësuar t’i zinte besë fjalës së Perëndisë, prandaj ka një siguri të jashtëzakonshme: Perëndia “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet” (Luka 1:68).

Së dyti, ardhja e Jezus Mesias është vizita e Perëndisë në botën tonë: Perëndia i Izraelit “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” Për shekuj me radhë, populli jude kishte lënguar nën bindjen se Perëndia ishte tërhequr; fryma e profecisë ishte shuar dhe Izraeli kishte rënë në duart e Romës. 

Të gjithë njerëzit e perëndishëm në Izrael po prisnin vizitën e Perëndisë. Luka na thotë se një tjetër burrë i moshuar, Simeoni i devotshëm, ishte “duke pritur shpengimin e Izraelit” (Luka 2:25). Po ashtu Ana që lutej në tempull, po priste “shpengim në Jerusalem” (Luka 2:38).

Ato ishin ditë pritjesh të mëdha. Vizita e shumëpritur e Perëndisë po bëhej realitet–me të vërtetë, Ai po vinte ashtu si askush s’e priste.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Lajm i mirë, gëzim i madh: 25 lexime devocionale për Adventin

Adventi ka të bëjë me adhurimin e Jezusit. Zhytuni për disa çaste çdo ditë dhe largohuni me diçka që do ta ushqejë gëzimin tuaj në Perëndinë gjatë kësaj stine Krishtlindjeje.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën "IGNIS" në Shqipëri për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni https://dritez.al/lajm-i-mire-gezim-i-madh/